Protesta tek Ministria e Arsimit, Balla poston foton: Studentët jo terr*ristë me maska, pas dh*nës qëndron Berisha

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas episodeve të dhunës të shënuara gjatë protestës të studentëve dhe sulmit ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit.

Përmes një reagimi publik, Balla ka dënuar aktet e dhunës, duke theksuar se studentët nuk duhen identifikuar me personat që mbajnë maska dhe kryejnë akte të tilla. “Studentët nuk janë terroristë me maska! Nuk ka nxënës që thyejnë dritaret e shkollës”, shkruan Balla në reagimin e tij.

Në një tjetër reagim, Balla ka ngritur pikëpyetje mbi identitetin e personave të përfshirë në sulme, duke drejtuar akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Student është ky? Apo dhëndri hajdut i bufit?! Kurrë mos kini dyshime. Pas çdo sulmi dhe dhune kundër institucioneve në këto 30 vite është Sali Berisha”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?