Protestat, ambasadorja gjermane: Opozita të kthehet në parlament
Ambasadorja Gjermane nga Korça e pyetur për protestat e opozitës në rrugë tha se në deputetët e djathtë duhet të kthehen në parlament.
“Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor , për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës,” u shpreh ajo.
E pyetur për deklaratën e djeshme të kryeministrit në Kosovë, Susanne Shutz tha se “Ne si Gjermani kemi thënë që 6 shtetete ballkanit perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE, kjo vlen edhe për Kosovën e Serbinë por është e rëndësishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen. Qeveria federale gjermane dhe vetë kancelarja gjermane ka thenë që një ndryshim i kufijve do të çonte në një zgjidhje.
Ndërsa për gjasat e negociatave të Shqipërisë me Europën, Schutz u shpreh se vendi ka një perspektivë për t’u anëtarësuar dhe ne shpresojmë që kjo do të arrihet vitin që vjen. “Shqipëria ka bërë shumë progres në këtë rrugë, por ka edhe shumë të tjera për të bërë në luftën ndaj krimit të organizuar edhe korrupsionit, duhet të ketë ende zhvillime dhe përparësi në këto pika,” u shpreh ajo.