Protestat dhe situata politike, Rama thërret grupin parlamentar të PS-së
Kryeministri Edi Rama ka thirrur për të shtunën një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave duke nisur nga ora 10:00.
Takimi organizohet në një moment kur protestat qytetare kundër projektit në Zvërnec kanë hyrë në ditën e 19-të. Fillimisht të fokusuara te kundërshtimi i projektit, protestat janë shtrirë më tej me kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.
Paralelisht me situatën në terren, zhvillime ka pasur edhe brenda radhëve të socialistëve. Deputetja Marjana Koçeku është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe ka vendosur të vijojë mandatin e saj si deputete e pavarur.
Mbledhja e së shtunës pritet të zhvillohet në këtë klimë politike, të shoqëruar nga presioni i protestave dhe ndryshimet e fundit brenda shumicës qeverisëse.
KOHA JONË SONDAZH

