Protestat masive në Tiranë, ”The Guardian” e shpall ”Foto e Ditës”
Protestat e përditshme nga qytetarët shqiptarë përballë Kryeministrisë kundër projektit në Zvërnec, ka gjetur pasqyrim të gjerë në shtypin ndërkombëtar. ”The Guardian” ka përzgjedhur pamjet mahnitëse nga bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku numra masivë protestuesish prej ditësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Media shkruan se fotoja e protestës së 10-të radhazi, e shkrepur nga Vlasov Sulaj, është përzgjedhur në rubrikën e ”Fotos së Ditës” nga media britanike.
KOHA JONË SONDAZH

