Protestat në Tiranë, Ali Ahmeti: Asnjë formë dhune nuk mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar pas protestës së dhunshme në Tiranë, duke dënuar përdorimin e dhunës dhe duke u bërë thirrje protestuesve dhe institucioneve shtetërore të shmangin përshkallëzimin e situatës. Ahmeti thekson se përplasjet dhe shkatërrimi i pronës nuk mund të sjellin zgjidhje, ndërsa kërkon që kërkesat e qytetarëve të shprehen në mënyrë dinjitoze dhe brenda parimeve demokratike.

“Asnjë formë dhune, nga cilado palë, nuk mund të jetë përgjigje ndaj krizës. Përplasja nuk e zëvendëson dialogun, as shkatërrimi nuk e sjell ndryshimin e kërkuar”, shprehet Ahmeti. Ai u bën thirrje studentëve dhe protestuesve të mos lejojnë që tensionet dhe përplasjet të zbehin mesazhin e tyre, duke nënvizuar se pas çdo biznesi të dëmtuar qëndrojnë puna, mundi dhe sakrifica e njerëzve.

Kreu i BDI-së thekson se edhe institucionet shtetërore kanë përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke kërkuar që Policia të veprojë me profesionalizëm, paanshmëri dhe respekt të plotë për të drejtat e qytetarëve. Sipas Ahmetit, situata duhet të tejkalohet përmes dialogut dhe përgjegjësisë politike, ndërsa klasa politike shqiptare duhet të lërë mënjanë interesat partiake dhe të vendosë në plan të parë interesin e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve dhe humbja e saj është humbje për secilin prej nesh”, thekson Ali Ahmeti, duke bërë thirrje për maturi dhe reflektim në këtë moment të tensionuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?