FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestat në Tiranë, Ramush Haradinaj kritikon pjesëmarrjen e bashkëkombasve nga Kosova: Më vjen turp

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me protestat që po zhvillohen prej javësh në Tiranë, duke kundërshtuar pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova në këto tubime.

Në një intervistë për emisionin Pressing në T7, Haradinaj tha se nuk e mbështet përfshirjen e bashkëkombasve nga Kosova në protestat që mbahen në Shqipëri. Sipas tij, qytetarët kosovarë duhet të tregojnë përmbajtje dhe të mos bëhen pjesë e zhvillimeve politike të brendshme në vendet fqinje.

“Po më vjen marre që i shoh bashkëkombasit në protestë në Shqipëri. Unë nuk do të kisha shkuar dhe do t’u kisha thënë njerëzve të përmbahen”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestat kanë tërhequr pjesëmarrës jo veç nga Shqipëria, Kosova, por edhe Maqedonia e Veriut. Prania e tyre është komentuar gjerësisht në hapësirën publike, ndërsa përfaqësues politikë në Prishtinë dhe Shkup kanë ngritur pretendime se një pjesë e protestuesve janë mobilizuar nga subjekte politike, përfshirë Lëvizja Vetëvendosje dhe VLEN.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?