Protestat nga PD, Noka: Rama është bërë problem te ndërkombëtarët. Po i ngushtohet laku

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se kryeministri Edi Rama është bërë një problem për komunitetin ndërkombëtar.

Për të zgjidhja e vetme është largimi i qeverisë aktuale dhe arritja e një marrëveshjeje politike që fokuson dy qëllime kryesore: sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe çeljen e procesit të integrimit europian, të cilin Rama, sipas tij, e ka bllokuar.

”Opozita ka paralajmëruar një maratonë protestash për të rritur presionin e brendshëm, ndërsa presioni i jashtëm ndaj Ramës po shtohet vazhdimisht”,-tha Noka në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se ndërkombëtarët po rrisin gradualisht presionin mbi kryeministrin, duke e bërë atë një problem jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për faktorin ndërkombëtar. ”Unë besoj se i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Ndërkombëtarët kanë bërë detyrën e tyre, tani është radha jonë. Nuk do të ndalemi deri sa të gjendet një zgjidhje politike”,përfundoi Noka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?