Protestë edhe në Mynih të Gjermanisë: Rama jepe dorëheqjen
Këtë të shtunë në Mynih të Gjermanisë u mbajt një protestë nga shqiptarët kundër qeverisë ”Rama 4”, siç ka ndodhur në disa vende të Europës.
Qytetarët shfaqën pankarta dhe banderola me mesazhe që kërkonin llogaridhënie, transparencë dhe reagim ndaj çështjeve që, sipas tyre, kanë shkaktuar shqetësim në opinionin publik.
Një nga pankartat më të komentuara ishte ajo me fotografinë e një qytetareje të moshuar, e cila u shoqërua me forcë nga policia gjatë protestës së zhvilluar të enjten pranë Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH


