FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup

Studentë shqiptarë kanë njoftuar zhvillimin e një proteste në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët prej ditësh kanë ngritur zërin kundër zhvillimeve të fundit lidhur me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Protesta synon të tërheqë vëmendjen e institucioneve dhe opinionit publik për respektimin e të drejtave gjuhësore dhe arsimore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Tubimi është planifikuar të mbahet në kryeqytetin shqiptar Tirana, në sheshin ”Skënderbej”. Organizatorët kanë bërë të ditur se pjesëmarrësit do të mblidhen fillimisht në shesh, për të mbajtur fjalime dhe thirrje publike, e më pas do të marshojnë në mënyrë paqësore drejt selisë diplomatike të Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Protesta është planifikuar të zhvillohet të martën, më 26 maj, në orën 17:00. Organizatorët theksojnë se qëllimi kryesor është solidariteti me studentët shqiptarë në Skopje, të cilët po kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe, duke argumentuar se kjo është një e drejtë e garantuar nga parimet e barazisë gjuhësore dhe aksesit të barabartë në arsim dhe profesione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?