Protestuesit paralajmëruan protestë para selisë, Rama ndryshon vendin e takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë

Për arsye sigurie, takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, nuk do të mbahet në selinë rozë.

Me gjasë, takimi i parashikuar në orën 17:30 do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E njëjta strategji veprimi si në protestat e shkuara, në fund të korrikut, përpara Parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?