Protestuesit paralajmëruan protestë para selisë, Rama ndryshon vendin e takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë

Takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë, i planifikuar fillimisht në selinë e Partisë Socialiste, pritet të zhvillohet në një tjetër ambient për arsye sigurie.

Burime bëjnë me dije se mbledhja, e parashikuar për orën 17:30, mund të mbahet në Pallatin e Brigadave, duke shmangur kështu selinë rozë.

Vendimi vjen një ditë pasi, nga sheshi i protestës, u bë thirrje që protestuesit të mblidhen sot përpara selisë së Partisë Socialiste. Në protestë u kërkua gjithashtu përdorimi i vezëve ndaj drejtuesve politikë dhe ministrave socialistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo do të ishte një skemë e ngjashme me atë të ndjekur gjatë protestave të zhvilluara në fund të korrikut, kur Parlamenti u kthye në një prej pikave kryesore të përplasjes mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këto kushte, për të shmangur çdo incident të mundshëm, takimi i sotëm pritet të zhvendoset nga selia e PS-së në Pallatin e Brigadave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?