Protestuesit duan dorëheqjen e kryeministrit, Klosi: Ne qeverisim, kemi marrë votën e 855 mijë njerëzve

A do ta japë Edi Rama dorëheqjen e kërkuar prej 18-të ditësh nga qytetarët protestues? Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi thotë u shpreh se nuk ekziston asnjë arsye që kryeministri të japë dorëheqjen, duke theksuar se mazhoranca aktuale ka marrë votat e qytetarëve për të qeverisur vendin.

”Nëse është kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, mendoj se mazhoranca dhe kryeministri nuk kemi asnjë arsye që në këtë moment të kemi një dorëheqje.

Padyshim ka arsye që të dëgjojmë zërin e qytetarëve, të kuptojmë arsyet pse edhe nga votuesit tanë kanë dalë në protestë në ditët e para, besoj se tani nuk ka më.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë protestën e tyre. Ne qeverisim, sepse qytetarët shqiptarë na kanë dhënë votën për të qeverisur Shqipërinë dhe kemi një kontratë me çdo qytetar”, tha Klosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?