
Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, protestuesit kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec dhe kundër qeverisë, dhe në këtë tubim të 12 nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Një qytetar i veshur me një bluzë me simbole kombëtare dhe me një plis në kokë, i është bashkuar protestës para godinës së Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, ai i kërkoi publikisht kryeministrit Edi Rama që të largohej dhe të bëhej kryeministër në një shtet tjetër.
