FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestuesit: Nesër në orën 10:00 tek SPAK-u, kemi provën për burgosjen e Ramës

Protestuesit e mbledhur në protestën e 31-të qytetare kanë njoftuar një tjetër veprim, duke bërë të ditur se nesër në orën 10:00 do të paraqiten pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Sipas deklaratës së një prej organizatorëve, Edison Lika, ata synojnë t’i dorëzojnë SPAK-ut një material që e cilësojnë si provë për nisjen e hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai u shpreh se protestuesit do të mblidhen te SPAK për dorëzimin e asaj që e quajnë “The Albanian Files”, të cilën e konsiderojnë si një element të rëndësishëm për çështjen. Sipas tij, ky material duhet të mbështetet edhe nga firmat e qytetarëve të pranishëm në protestë.

”Do të vijojmë me aksionet paradite. Në orën 10 do të jemi te SPAK-u për të dërguar armën e krimit “The Albanian Files”. Ajo do të sigurojë burgosjen e Edi Ramës.Jnei të lutur ta firmosni të gjithë në këtë shesh, që ta kuptojnë se ajo armë krimi mban firmën e secilit prej nesh”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?