
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku akuzon Sali Berishën për dhunimin e pllakave përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit.
Balla e cilëson këtë akt si të papranueshëm, duke theksuar se dhunimi i varreve dhe i memorialeve nuk është pjesë e traditës dhe e kodit njerëzor të shqiptarëve.
“O Saaali po nuk paske pas asnjë kod njerëzor? Shqiptari nuk ka zakon të dhunojë varret. Po si mund të paguash para dhe të japësh porosi për dhunuar pllakatat përkujtimore të dëshmorëve të 21 Janarit!?”, shkruan Balla.
