Protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë drejt godinës së Bashkisë, sulmohet edhe Ministria e Mjedisit
Protestuesit e maskuar i janë drejtuar bashkisë së Tiranës, duke e sulmuar për herë të dytë. Ata kanë hedhur gurë e fishekzjarrë drejt godinës.
Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, por era po e devijon në anën e kundërt.
Pas “sheshit” Skënderbej, protestuesit i janë drejtuar Ministrisë së Mjedisit duke hedhur gurë. Sulmi është zgjeruar edhe drejt Teatrit të Kukullave, të cilit i janë thyer xhamat.
Goditjet ishin në formë breshërie ndaj efektivëve.
Forca Kombëtare e Sigurisë po përgjigjet me gaz lotsjellës duke i bërë protestuesit të tërhiqen disi.
Protestuesit e maskuar po i bëjnë shenja njëri-tjetrit që të mblidhen edhe më pranë dhe kanë nisur të grumbullojnë pllaka e gurë duke i futur në çanta e xhepa.

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?
Results
Vota totale: 10126

