Protestuesit shpërthejnë edhe ndaj opozitës para Kuvendit: “Opozitë e shitur!”
Tensionet gjatë protestës para Kuvendit nuk u drejtuan vetëm ndaj mazhorancës, por përfshinë edhe përfaqësuesit e opozitës.
Në një moment të tubimit, disa deputetë të Partisë Demokratike mbërritën në ambientet jashtë Parlamentit, ku u përballën me reagimin e ashpër të protestuesve.
Sapo u panë nga turma, pjesëmarrësit në protestë nisën të brohorisnin në kor: “Opozitë e shitur!”, duke shprehur pakënaqësinë edhe ndaj opozitës.
Ky reagim tregoi se zemërimi i protestuesve nuk është përqendruar vetëm te qeveria, por është shtrirë ndaj gjithë klasës politike, të cilën një pjesë e qytetarëve e konsiderojnë përgjegjëse për situatën aktuale në vend.
KOHA JONË SONDAZH

