Protestuesit u futën brenda ministrisë së Ekonomisë, Ibrahimaj poston videot: Të ndalet dhuna

Delina Ibrahimaj

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka reaguar reagoi pasi protestuesit i vunë flakën Ministrisë që ajo drejton, duke e cilësuar këtë akt si një veprim që rrezikon jetën e njerëzve dhe nuk mund të konsiderohet protestë paqësore.

Në reagimin e saj, Ibrahimaj thekson se institucionet shtetërore u shërbejnë qytetarëve, pavarësisht se kush është në qeveri, ndërsa nënvizon se në këto ambiente punojnë çdo ditë dhjetëra punonjës, të cilët kanë familjet e tyre dhe të drejtën për të ushtruar profesionin në siguri.

“Asnjë punonjës nuk duhet të rrezikojë jetën në vendin e tij të punës. Asnjë pakënaqësi nuk mund të justifikojë djegien e institucioneve që u përkasin të gjithëve dhe që do t’u shërbejnë edhe brezave të ardhshëm”, shprehet ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?