Provoni të ndërtoni pa leje! Deri në 8 vjet burg

Kush ka planifikuar të ndërtojë pa leje në të ardhmen, duhet mendohet mirë. Në momentin që nis punimet, pronari i objektit mund të përfundojë me shpejtësi në qeli, aq sa objekti të mos i gëzohet as themeleve. Deri tani të gjithë ata që kënë bërë ndërtime pa leje, ia kanë hedhur me një gjobë, ose edhe pa u ndëshkuar. Por në bazë të një vendimi të fundit, i ngjashmë me vendimin për ata që nuk paguajnë energjinë, shkelësit duhet ta mendohen mirë, pasi kodi penal parashikon dënim me 1 deri në 8 vjet burg.

Vendimi

Vendimi u zyrtarizua nga ministria përkatëse.- “Ndërtimi apo punimi i kryerr pa leje, në shkelje të lejes, ose në kushtet e një leje të shfuqizuar dhe në tokë të vet dënohet me burg deri në 1 vit, po kjo vepër e kryer për qëllime përfitimi, në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit dënohet nga 2 vjet deri në 8 vjet burg. Dispozitat e këtij neni zbatohen sipas rastit edhe ndaj pronarit të ndsërtimit, sipërmarrësit, mbikqyrësist dhe zbatuesit të punimeve”, – tha ministrja Ermonela Felaj. Por ndryshimet, veçanërisht ato që kanë të bëjnë më masën e denimit, u cilësuan të pa argumentuara nga Ministria e Drejtësisë. Sakaq, kjo vërejtje kjo që u reflektua me nervozizëm nga Minitria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

INUK

Me debate të ashpra u shoqërua edhe diskutimi i projektligjit për kontrollin e ndërtimeve, ku si ndryshim sjell Kalimin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, INUK, nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, si dhe i ndryshon emërtimin në Inspektoriatin Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Deputetët e mazhorancës, e cilësojnë të papranueshëm mos përfshirjen në këtë ligj, kontrollin e cilësisë së ndërtimeve,  një problem ky sipas tyre, po aq i madh sa ndërtimet pa leje. Gjithashtu projektligji, i jep të drejtë Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, kur mendon se një objekt e ka marrë lejen e ndërtimit në shkelje të ligjit duhet t’i drejtohet gjykatës për shqyrtim.  

SHKARKO APP