PS feston 35-vjetorin në Tiranë, Belinda Balluku: Angazhim dhe kujtime nga Vorë, Kombinat dhe Dibër
Deputetja e PS, Belinda Balluku ka ndarë një mesazh pas pjesëmarrjes në festimet e 35-vjetorit të Partisë Socialiste të Tiranës, duke reflektuar mbi përvojën e saj politike dhe zonat ku ka kandiduar ndër vite.
Në një postim në Facebook, Balluku shkruan se mandati i parë si deputete në Tiranë, konkretisht në zonën e Kombinat, mbetet një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të saj politik dhe emocional.
“Ne lëmë një copë zemre e mendje aty ku punojmë, aty ku kandidojmë, aty ku socialistët, dhe jo vetëm, bëhen bashkudhëtarët tanë për punët dhe ëndrrat e Shqipërisë,” u shpreh ajo, duke shtuar se një pjesë e kësaj përvoje mbetet edhe në Vorë dhe Dibër.
KOHA JONË SONDAZH

