Partia Socialiste, PS do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare.
Bëhet me dije se mbledhja do të nisë në orën 10:30 dhe do të zhvillohet në Gjirin e Lalëzit.
Mbledhja vjen pas zhvillimeve të shumta në vend, ndërsa qeveria prej kohësh përballet me protesta.
Gjithashtu mbledhja do të mbahet para zgjedhjeve vendore të 9 majit të cilat pritet të jenë në fokus edhe të diskutimeve.
Krahas mobilizimit për t’i fituar këto zgjedhje, pritet që Edi Rama të shpalosë mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve socialistë për kryebashkiakë.
Vlen për t’u parë nëse nga kjo asamble Edi Rama do të shpalosë idetë e tij se cila mund të jetë kandidatura perfekte për të fituar Bashkinë e Tiranës, më të madhen në vend.