PS mbledh grupin parlamentar, ja si ndahen deputetët në komisione
Pas zbulimit të qeverisë Rama 4, Partia Socialiste mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Fokusi i mbledhjes pati ndryshimin e rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.
Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.
”I uroj së pari sukses Nikos. Ja thash edhe pasi u zgjodh që Niko është gjithmonë me fat. Sikur ta dinim që Vaso (Vasil Llajo) kishte ato aftësi qe manifestoi kur hapi Kuvendin do kishim kryetarin e parë grek në Kuvend. Po ti Vasil, si mjek mos hiq dorë nga ambicia per t’u rikthyer atje lart”,-tha Rama.
Ndarja e Komisioneve
Komisioni për Ekonominë për Punësimin dhe Financat.
– Kryetare: Milva Ekonomi
– Nënkryetar: Erion Braçe
– Sekretare: Zamira Sina
Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
– Ulsi Manja
– Damian Gjiknuri
– Aurora Mara
Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
– Kryetari caktohet nga opozita
– Zvkryetar: Eduard Shalsi
– Sekretar: Enriketa Jaho
Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
– Anila Denaj
– Onid Bejleri
– Ilva Gjuzi
Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
– Blendi Klosi
– Fadil Nasufi
– Saimir Hasalla
Evropa dhe Punët e Jashtme
– Igli Hasani
– Bora Muzhaqi
– Marjana Koçeku
Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
– Kryetarin e zgjedh opozita
– Iris Luarasi
– Ardit Bido
KOHA JONË SONDAZH

