FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS mbledh grupin parlamentar, ja si ndahen deputetët në komisione

Pas zbulimit të qeverisë Rama 4, Partia Socialiste mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Fokusi i mbledhjes pati ndryshimin e rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.

Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.

”I uroj së pari sukses Nikos. Ja thash edhe pasi u zgjodh që Niko është gjithmonë me fat.  Sikur ta dinim që Vaso (Vasil Llajo) kishte ato aftësi qe manifestoi kur hapi Kuvendin do kishim kryetarin e parë grek në Kuvend. Po ti Vasil, si mjek mos hiq dorë nga ambicia per t’u rikthyer atje lart”,-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndarja e Komisioneve

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni për Ekonominë për Punësimin dhe Financat.

– Kryetare: Milva Ekonomi
– Nënkryetar: Erion Braçe
– Sekretare: Zamira Sina

Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

– Ulsi Manja
– Damian Gjiknuri
– Aurora Mara

Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

– Kryetari caktohet nga opozita
– Zvkryetar: Eduard Shalsi
– Sekretar: Enriketa Jaho

Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

– Anila Denaj
– Onid Bejleri
– Ilva Gjuzi

Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

– Blendi Klosi
– Fadil Nasufi
– Saimir Hasalla

Evropa dhe Punët e Jashtme

– Igli Hasani
– Bora Muzhaqi
– Marjana Koçeku

Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

– Kryetarin e zgjedh opozita
– Iris Luarasi
– Ardit Bido

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?