PS mbledh grupin parlamentar, Rama me analizë për vitin e parë të mandatit të katërt
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet më 24 korrik, në një mbledhje të zgjeruar nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.
Takimi do të nisë në orën 09:30 me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një pasqyrë të punës së institucionit gjatë periudhës së drejtimit të tij. Në fokus të raportimit pritet të jenë zhvillimet teknologjike në Kuvend dhe planet për godinën e re të Parlamentit.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, do të prezantojë bilancin e punës së grupit dhe angazhimin e deputetëve gjatë kësaj periudhe.
Në fund do të flasë kryeministri Edi Rama, i cili pritet të bëjë një bilanc të vitit të parë të mandatit të katërt qeverisës dhe të përcaktojë drejtimet për vijimin e punës së mazhorancës.
KOHA JONË SONDAZH

