PS prezanton kandidatët për bashkitë Vlorë dhe Tepelenë

Në qytetin e Vlorës është zhvilluar sot Asambleja e Partisë Socialiste, ku është prezantuar zyrtarisht Brunilda Mersini si kandidate për kryetare të Bashkisë Vlorë. Mbledhja u drejtua nga drejtuesi politik i qarkut, Blendi Çuçi në prani të deputetëve dhe strukturave lokale të PS-së. Gjatë fjalës së saj, Mersini e cilësoi një privilegj të veçantë faktin që është gruaja e parë që përfaqëson Partinë Socialiste në garën për drejtimin e Bashkisë Vlorë.

Ajo theksoi se synimi i saj është të punojë me përkushtim për një qytet më të zhvilluar dhe më bashkëkohor, duke vënë theksin tek bashkëpunimi me qytetarët dhe transparenca në çdo vendimmarrje. Mersini vuri në dukje se mbështetja masive e qytetarëve gjatë fushatës së saj si kandidate, si dhe besimi i strukturave të Partisë Socialiste, i kanë dhënë asaj një forcë të jashtëzakonshme për të ecur përpara me energji dhe përgjegjësi të plotë.

Drejtuesja politike e PS për qarkun e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro prezantoi përpara strukturave kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë e Tepelenës, Gramoz Sako. “Me strukturat socialiste në një takim për procesin e riorganizmit që e kemi nisur me energji të reja e angazhim të palodhur për Tepelenën përpara një gare të re me kandidatin fitues të Partisë Socialiste Gramoz Sako, ku transformimet e mëdha kërkojnë më shumë dinamizëm në ofrimin e shërbimeve publike, përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve, digjitalizim, investime të qëndrueshme”, shkroi Kumbaro në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?