PS propozon ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, hiqen konkurset për drejtuesit

Partia Socialiste ka propozuar ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, duke synuar lehtësimin e procedurave për emërimet në nivelet drejtuese dhe rritjen e efektivitetit në strukturat policore.

Drafti paraprak parashikon heqjen e konkurseve për drejtuesit e departamenteve, drejtorive vendore dhe shefat e komisariateve, me argumentin se proceset aktuale janë të tejzgjatura, burokratike dhe pa produktivitet.

Po ashtu, ndryshimet ligjore parashikojnë mundësinë që ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë të rikthehet në strukturat e policisë pas përfundimit të mandatit, si dhe uljen e afatit për ngritjen në gradë të efektivëve që kanë rezultate të larta në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procedura e përzgjedhjes së drejtuesve të strukturave të nivelit të lartë policor, është kthyer në pengesë në vetë ushtrimin e veprimtarisë së tyre, kanë ulur ndjeshëm reagimin dhe produktivitetin e veprimtarisë qoftë administrativ po ashtu dhe atë operativ, për shkak të një procesi konkurrimi të tejzgjatur në kohë dhe pa produktivitet përzgjedhje. Zhvillimi i këtij procesi, ka shtuar procedurat burokratike, formale dhe aspak efektive për përzgjedhjen e drejtuesve në pozicione të larta drejtuese, atë të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, drejtorit të departamentit, drejtuesit vendor dhe deri tek shefi i një komisariati.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ish-Drejtor i Përgjithshëm nuk është thjesht një emër, por përfaqëson një investim dekadash të shtetit, me njohuri të larta akademike dhe eksperiencë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vlerësimi për krijimin e hapësirave ligjore për vijimin e tij në strukturat policore, mundëson që kjo eksperiencë të mos humbasë, por të përdoret në funksione këshillimore, pedagogjike në Akademi, apo si oficer kontakti. Kjo i përgjigjet nevojës që dija menaxheriale të vijojë t’i shërbejë institucionit, pa cenuar autoritetin e drejtuesit pasardhës.

Një afat prej 5 vitesh për secilën gradë, vlerësohet më shumë si kriter formal dhe i tejzgjatur, duke krijuar një demotivim te profesionistët që prodhojnë rezultate. Në këtë këndvështrim, me synimin për një sistem më fleksibël, vlerësohet ulja e afatit të qëndrimit në këto grada, duke shmangur kohën si element formal dhe zhvendosur fokusin te performanca.

Nuk ka sens që një punonjës policie i zoti, i cili jep rezultate në hetimin e krimit apo në rendin publik, t’i nënshtrohet një afati kaq të gjatë, ndërkohë që ka nevoja emergjente për të plotësuar vendet vakante në nivelin drejtues”, saktësohet në relacion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?