PS rrëzon në Kuvend kërkesën e PD-PL për ngritjen e komisioneve hetimore për ARRSH dhe AKSHI-n
Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore Parlamentare të paraqitura nga opozita. Me 75 vota kundër dhe 28 pro, u hodh poshtë kërkesa e PL-PD për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për ARSH. Ndërkohë me 76 vota kundër dhe 28 pro, u rrëzua edhe kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për AKSHI.
Para votimit, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se 4 miliardë euro janë bërë pluhur e hi me ndërtimin e rrugëve në Shqipëri, rrugë të cilat sipas tij u shkatërruan të gjitha.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se se PS do të votojë kundër kësaj nisme, pasi sipas tij, kërkesa e opozitës është anti-kushtetuese.
KOHA JONË SONDAZH

