Pse Ismail Qemali i shkroi kujtimet në anglisht?

Në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, ai njihet kryesisht si kryeministri i parë shqiptar, apo si njeriu që drejtoi punimet e Kuvendit të Vlorës, ditën që u shpall pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Por përtej kësaj, Ismail Qemali ishte një burrështetas dhe burokrat i regjur për shumë vite, i cili gjatë karrierës së tij të gjatë politike kishte pasur pozita të larta si sekretar i Kryeministrit liberal osman, Mid'hat Pashës, guvernator i Varnës, guvernator i Kretës, guvernator i Tripolit, Kryetar i Parlamentit Osman, Kryetar i Komisionit të Danubit, Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Shqipërisë etj.

Përveçse një politikan i shquar, Ismail Qemal Bej Vlora (1844-1919), ishte edhe një poliglot. Pos shqipes, ai njihte edhe greqishten, osmanishten, bullgarishten, arabishten, persishten, frëngjishten dhe anglishten. Madje edhe vetë kujtimet e tij, ai nuk i shkroi në shqip por në anglisht. Por, përse Ismail Qemali i shkroi kujtimet në anglisht?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të vërtetë, kujtimet e Ismail Qemalit, kanë një histori mjaft interesante, aq më tepër kur kihet parasysh që praktikisht, ato nuk i shkroi vetë Qemali. Këto kujtime u shkruan me iniciativën dhe këmbënguljen e dy gazetarëve të gazetës "Times", Sommervile Story dhe William Morton Fullerton. Për disa muaj rresht mes viteve 1917 dhe 1918, ata të dy u takuan me Ismail Beun në Paris, i cili ua diktoi kujtimet e tij atyre, shkruan Koha.net. Dhe meqë gjatë këtyre takimeve bisedat bëheshin në anglisht, që ishte edhe gjuha e dy gazetarëve, edhe këto kujtime u shkruan po në anglisht. Më saktësisht, kujtimet e kreut të qeverisë së parë shqiptare, u regjistruan dhe u shkruan nga Fullerton kurse u redaktuan nga Story.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, këto kujtime u botuan në Londër më 1920, nga Constable and Company LTD, me titullin: "The Memoirs of Ismail Kemal Bey".

Sipas botimit të këtij viti, kujtimet e Ismail Qemalit janë të ndara në dy pjesë, të shoqëruara me një shtojcë. Pjesa e parë është titulluar "Në shërbim të Perandorisë Osmane", kurse e dyta "Shqipëria dhe shqiptarët”. Shtojca përfshin një përkujtesë që Qemali ia kishte paraqitur më 1897 Sulltanit. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?