Pse nuk mund të shembet BE-ja?
Dr. Jorgji KOTE/ Samiti i BE-së i kësaj jave risolli në qendër të vëmendjes gjendjen dhe sidomos të ardhmen e BE-së. Vitet e fundit, pas përshkallëzimit të terrorizmit ndërkombëtar dhe krizës së azilit në Evropë po është folur shumë dhe shpesh mbi rrrezikun e shkërmoqjes së BE-së. Këto skenarë apokaliptikë janë shpeshtuar pas fitores së BREXIT një vit më parë, ardhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe rritjes së prirjeve populiste në disa vende të Evropës. Madje, në mes këtyre parashikuesve ka dhe ekspertë, profesorë dhe drejtues të vende të ndryshme të BE-së, duke përfshirë dhe panele e forume serioze.
Duke e konsideruar dhe BE-në të tillë, ata i referohen perandorive të Romës, otomane, austriake, gjermane, ish-BRSS dhe deri te ish-Federatës Jugosllave.
Gjithsesi, duket se mbizotëron mendimit se BE nuk mund të bjerë për arsyet madhore të mëposhtme:
Perandoritë e kaluara u ngritën dhe zgjeruan me dhunë dhe imponim armësh, në luftra dhe konflikte të gjata e gjakatare; ato nuk kishin kishin karakter demokratik, ishin pushtete absolute të Mbretit dhe Perandorit;
Nisur nga sa sipër, këto perandori mbështeshin mbi ekuilibrin e fuqive, konfrontime dhe ekspansione ushtarake, aleanca afatshkurtëra, mbi forcën në vend të së drejtës ndërkombtare.
E kundërta ndodh me BE-në e sotme; ajo u krijua pas dy luftrave botërore për të vendosur paqe, drejtësi dhe begati ekonomike të qëndrueshme. Siç e ka thënë me doza reale humori Henri Spaak, një ndër baballarët belgë të BE-së, kjo e fundit u krijua paqësisht pa asnjë të shtënë! U krijua vullnetarisht nga 6 vende, fituese dhe humbëse dhe fituese të Luftës së II Botërore, të vogla dhe të mëdha, të varfëra dhe të pasura dhe po kështu u zgjerua gati 5 fish brenda 6 dekadave.
Këëisoj, BE është « perandori demokratike » me zgjedhje të lira, vetëm në secilin vend antar por dhe për vetë Presidentin e Komisionit Evropian dhe të gjithë europarlamentarët. Ndryshe nga perandoritë e mëparshme, BE është mbi të gjitha bashkësi vlerash dhe të drejtash themelore, e pastaj interesash. Ndaj, mund të bjerë një vend, një insrtitucion, por asnjëherë vlerat themelore dhe shpirtërore.
Gjithsesi, nëse faktorët e mësipërm janë të diskutueshëm, nuk ka dyshim se shkaku kryesor pse BE-ja nuk mund të shembet ka të bëjë me atë element thelbësor që u mungoi perandorive të mëparshme: ndërgjegjësimin për sfidat dhe rreziqet që i kanosen dhe vullnetin politik për parandalimin e tyre në kohë. BE-ja ka kohë që është e vetëdijshme për këto rreziqe dhe po tregon, megjithë mangësitë, se ka vullnet të admirueshëm politik për kapërcimin e tyre. Natyrisht ka vend për përmirësime dhe shpejtësi më të madhe. Ndaj në Samitin përkujtimor të Romës me 25 mars 2017 BE lançoi programin e saj të rinovimit në të gjitha elementët tashmë të njohur. Gjithashtu është fakt se BE-ja është bërë më e fortë duke kapërcyer kriza serioze. Kështu ka ndodhur në 1967, 1973, 1979, në vitin 1990 me shembjen e komunizmit dhe deri më sot. Fitoret e të moderuarve në Austri, Holandë, sidomos triumpfi i dyfishtë plebishitar gjatë dy muajve të fundit i centristëve të Presidentit Macron në Francë, forcimi i pozitave të partive tradicionale dhe Merkelit në Gjermani, rikonfirmimi i zgjerimit të mëtejshëm edhe me vendet e Ballkanit Perendimor, etj tregon se Brexit është vetëm një përjashtim që nuk e prish rregullin, pra të ardhmen e BE-së.
Në vend të shembjes së saj, BE-ja jo vetëm do vijojë më tej, por me siguri do të ofrojë alternativat e duhura, me qëllim që nga « global payer » të bëhet « global player » duke u imponuar më shumë me politikën e saj të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes, që të mos mbetet si deri tani thjesht dhe vetëm « gjigand ekonomik» Këtë mesazh të qartë e dha dhe Samiti më i fundit i Brukselit.