Pse qeverinë s’dëshirojnë ta dëgjojnë më!?
Nga Sadedin Çeliku
Në fakt është për të ardhur keq se ndodh vetëm në Shqipëri,madje për herë të parë që një kryeministër të tregohet kokëfortë dhe të mbajë në kabinetin qveritar ende njerëz me të kaluara korruptive,në konflikt të thellë interesi por dhe totalisht të paaftë.Mua si qytetar dhe aq më shumë si gazetar më trëmb kjo situatë e keqe administrimi dhe më bën pesimist dhe mosbesues ndaj politikave që ndjek dhe do ndjeki zoti Rama. Nuk jam unë i vetmi që kam kërkuar publikisht shkarkime ministrash,atë e kanë kërkuar deputetë socialistë, por e kanë kërkuar dhe deputetë me zë dhe nën zë, se ndryshe zoti Edi Rama nuk i kandidon më në zgjedhjet e ardhëshme, sepse Rama nuk e duron dot mendimin ndryshe.Nga ana tjetër lëvizje ministrash kërkojnë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim por dhe opozita.
Pse janë mërzitur njerëzit me qeverisjen e punën e Kryeministrit Edi Rama ?
Sepse deri më tani edhe pse janë në vitin e tretë të qeverisjes nuk ka mbajtur asnjë premtim,situata vazhdon e përkeqësohet,treguesit makro gjithashtu.
Nisi aksionin për zhdukjen e bimëve narkotike në Lazarat,punë të cilën e kanë vlerësuar të gjithë,por tani na rezulton se dhe në vënde ku nuk ishte kultivuar kurrë,po kultivohet e po korret për shtatë pale qefe.Pra lufta kundër trafikimit të drogës është zbehur,është reduktuar dhe askush nuk po merret me masat parandaluese.Fenomeni është agravuar dhe është me keq se më parë.
Aksioni i energjisë elektrike edhe pse preku shumë interesa, përsëri opinioni publik e mbështeti fuqishëm, edhe pse pati ndonjë kritikë për mënyrën dhe formën që zgjodhi për ta kryer këtë aksion.Problemi është lënë në gjysëm të rrugës dhe nuk është çuar deri në fund.
Aksioni i rradhës ishte prishja e ndërtimeve pa leje dhe hapja e hapësirave publike. Ky aksion ka qënë i dështuar se u bë mjaft selektiv.Thonë se janë dhënë dhe para e rryshfete për të mbrojtur ndërtimet e paligjshme,sidoqoftë ato ndërtime i shohim në çdo hap që kalojmë,nuk prishen dhe selektiviteti shikohet dukshëm.
Aksioni me luftën ndaj informalitetit dështoi sepse dyqanet pa u regjistruar në QKR i gjen në çdo rrugë e rrugicë dhe sapo qeveria lançoi këtë aksion u tërhoq, sepse u ndeshën me kundërshtitë e përfaqësuesëve të tregut madh që lidhen me gjobat, kamatatvonesat.Aksioni dhe puna informale vazhdon dhe e gjithë ajo zhurmë nuk çoi në rriten e të ardhurave.
Futja e agjentit huaj për menaxhimin e doganave shqiptare nuk doli me sukses dhe këtë e pranoi vetë kryeministri.Edhe pse rezultoi një nismë e gabuar ai përsëri kërkon të futë një firmë kineze nga Honkongu për të grumbulluar tatimin e vlerës shtuar.
Ngriti një grup të madh,me emra të mëdhenj dhe ekonomistë të zotë si konsulentë për drejtimin e qeverisë,por kurrë nuk u konsultua me to madje as me Tony Blerin.
Emërimet që ka bërë kryeministri,ministrat dhe deputetët kanë karakter të thellë nepotizmi,madje ka dhe nga ata që janë pa arsim të lartë e në poste të rëndësishme. Kësisoj,nuk mund të presësh rezultate të prekshme dhe aq më tepër të besosh tek kjo armatë njerëzish që administratën shtetërore e duan trampolinë për korrupsion.
Taksat janë rritur ndërkojë që konsumi ka rënë dukshëm,buxheti familjar është rudhur.Papunësia,varfëria ka bërë që familjet shqiptare të rrojnë nën minimumin jetik edhe pse njerëzit e dinë se sa duhet të jetë,ndaj qeveria nuk e shpall ende. Buxheti i vitit 2016 parashikohet me rritje taksash ndërkohë që shumë prej tyre nuk do të mund të arkëtohen për shkak se janë tërësisht të papërballueshme.
Zoti kryeministër mban ende në punë një tufë femrash nga ato të barazisë gjinore që janë krejtësisht të paafta.Nuk e di në se vërtet e ka merak barazinë gjinore apo është thjesht koincidencë,por atje ku janë sektorët me para,ka emëruar seks femër. Kështu ka bërë me dy emërimet në drejtorinë e doganës,kështu me tatimet, spitalet,komisionin e kthimin e kompensimit pronave,kështu së fundi me institutin e statistikave, kështu me inukun etj.Por mirë mor zotëri të ardhurat nga doganat e tatimet nuk relizohen, pronat nuk ja kthen të zotërve,prishjet e ndëtimeve pa leje i bën selektive,spitalet janë katandisur si thertore dhe ti ende i mban në punë ?
Ministrat që lidhen direkt me ekonominë,shëndetësinë,ndërtimet e punët publike, arsimin e kulturën vazhdojnë mbajnë portofolet ,nuk shkarkohen edhe pse janë të paaftë të ndryojnë situatën dhe punojnë mjaft keq.
Edhe pse borxhi huaj dhe ai publik është rritur me 2 % në raport me qeverinë paraardhëse vërehet se prioritetet e investimeve përcaktohen sipas interesave me prapavijë korrupsionin.
Në kushtet kur vëndi ynë vuan nga mjerimi,papunësia e varfëria ekstreme,po bëhen investime luksi.Kështu janë ristruktuar ose po ristruktohen Ministria e Brëndëshme,Ministria e Ekonomisë,Ministria e Financave,Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Kulturës etj, dhe po shpenzohen miljona dollarë që nuk shkojnë për taksapaguesit dhe as janë investime publike.A është normale të harxhohen milojona dollarë për të ristruktruar komisariatet,ambullancat e drejtoritë e shëndetit publik, spitalet.Pse nuk investohen veprat e lëna nga qeveria e kaluar,kur do të përfundojnë dhe pse zvarriten ? Ende pa u miratuar buxheti i vitit 2016 nëpunësit të cilët janë zarët e ministrave po lëvizin përsëri me shpejtësi për të vazhduar rehabilitimin e objekteve.Pra investimet nuk shkojnë për shkolla,kopshte e çerdhe dhe as për punë publike,as për ujë e energji, asnjë përpjekje për reduktimin e borxhit,dhe as për uljen e taksave.
Atëhere pse duhet ta dëgjojmë e ta mbështesim qeverinë.Cilat janë reformat që sjellin efektivitet dhe rentabilitet.Pse, dhe kush i shtyn qytetarët të emigrojnë ? kush janë ata që i kanë bërë ata të humbin besimin dhe kush ka përgjegjësi ?
Pse s’ka transparencë për konçensionimin e shërbimeve në shëndetësi dhe transport,cili është qëllimi,me urdhër të kujt bëhen dhe kush janë përfituesit e vërtetë të kësaj afere ?
Ja pra pse s’duam t’ju dëgjojmë zërin,sepse e keni ndotur mjedisin dhe e keni bërë helaq,ndaj mos na pushtoni ekranet të na mbushni mëndjen, mos vazhdoni të bëni korrupsion se do tu bjerë në kokë e keqja që po i bëni këtij populli.