Pse të pasurit kinezë po i blejnë vreshtat e perëndimit, me para në dorë?!

 

Njëqind vjet më parë, Amadeo Modigliani pikturoi në një portret të dashurën e tij britanike të shtrirë mbi një ndenjëse e mbuluar me kadife të ndezur në të kuqe, lakuriq, me duart e saj hark, dhe me sytë mbyllur.

Nga ana tjetër, blerja e pikturës javën e kaluar nga koleksionisti kinez Liu Yiqian për 170 mln dollarë  ishte një investim i përmbajtur – ndryshe nga përpjekjet e tij të guximshme – shumë më shumë në përputhje me ato të miliarderëve të tjerë kinezë .

Nëse 2008 ishte viti që kriza globale financiare bëri që pasurinë kineze të rrjedhin në të gjithë globin, shpesh në ndjekje ë pasurive të patundshme në Shtetet e Bashkuara dhe Evropës, 2015 do të mbahet mend si një vit në të cilin paratë “cash” janë shtyrë nga Kina dhe pastaj janë bllokuar po atje.

Dhe ku normat e ulëta të interesit kanë tkurrur fondet nga bankat, apo edhe zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës u rrit,  edhe goditja ndaj korrupsionit i ka nxitur individët e pasur kinezë të dalin jashtë.

“Gjatë katër muajve të fundit të pasurit kinezë kanë zhvendosur pasurinë e tyre si në det të hapur për shkak të shqetësimeve se paraja e tyre vendase mund të zhvlerësohet,” tha Shaun Rein, drejtor i tregut Kinez. “Së bashku me këtë, fushata e korrupsioni është shumë e vërtetë dhe njerëzit janë po aq të frikësuar.”

Pjesa më e madhe e parave të tyre janë zhvendosur për prona në SHBA, Londër, Australi, Singapor dhe Kanada. Këtë vit investitorët kinezë tejkaluan kanadezët, duke u bërë investitori më i madh i huaj në SHBA sa u përket pasurive të patundshme për banesa, ku shpenzimet shkojnë në 28.6 miliardë dollarë në një vit të vetëm, sipas Shoqatës Kombëtare të “Real Estate Agents”.

Ka edhe shenja se thjesht të pasurit në botë kanë bashkuar radhët e miliarderëve që blejnë prona.

“E vërteta është se është duke u bërë më shumë një treg masiv tani,”  tha Maureen Yeo, Menaxhere e Përgjithshme Fanssmore, një firmë Tajvaneze që ndihmon lidhjet  tregtare perëndimore me klientë kinezë.

Në të kaluarën, Yeo sillte klientët në “432 Park Avenue” në Nju Jork, aty ku blerësit individual kinezë gjurmonin kryesisht vila me dy apo tre kate dhe me vlerën e 16 milion dollarë njërën prej tyre.

Në të njëjtën kohë ata që investuan në pasuri të patundshme jashtë shtetit dhe në prag të krizës financiare kanë zgjeruar portofolet e tyre – duke lëvizur në rajone të ndryshme, duke blerë lloje të ndryshme të pronave dhe madje edhe duke investuar në ndërmarrje të vogla dhe të mesme që konsiderohen me rrezik të lartë për investitorët vendasit. Për shembull, klientët e hershëm të Yeo po shohin tani mundësi në investime për vreshtat e Evropës. Një klient sapo ka blerë një vilë në një ishull grek. Për disa, ky është fillimi i një plani për të sjellë paratë e tij përsëri në shtëpi, edhe pse kjo është e pasigurt se kur mund të ndodhë.

“Ky vit do të jetë i vështirë dhe viti i ardhshëm do të jetë edhe më i ashpër,” tha Yeo. “Është një kohë shumë e shkurtër, ndaj ne vetëm duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Kur kriza globale financiare goditi në vitin 2008 perëndimin, dhe Yeo e kujton atë, sesi elita e investitorëve kinezë dominuan tregjet në Evropë dhe SHBA dhe, duke luajtur me para në dorë, çka bëri që ata të ishin të privilegjuarit.

“Qëndrimi ndryshoi, sepse u pa se perëndimorët ishin thyer, kurse kinezët kishin shumë të holla,” tha Yeo. “Kështu ata dolën si në det të hapur për të bërë blerje.”

Trazirat financiare në botë u ndjenë pak nga Kina. Vetëm një përqindje e vogël e popullsisë kishte investuar në tregjet publike. Paratë private në Kinë filluan të derdheshin në tregjet e huaja.

Pjesa e shitjeve që shkonin për blerësit kinezë në Azi u rrit nga pesë deri në 40 për qind në mes të periudhës nga 2005 deri 2012, sipas Artnews. Gjatë të njëjtës periudhë kinezët e ngritën veten si fuqi në tregun e artit botëror, duke forcuar atë në një kohë kur nuk njiheshin thuajse fare.

Kishte aq shumë para kineze që vërshonin, sa viti më i mirë i Yeo ishte 2013, edhe pse çmimet e pronës në Nju Jork dhe Londër e kishte gjetur veten.

“Unë kisha një numër konsumatorësh dhe vetëm ata ishin gati për të paguar me para në dorë,” tha ajo.

Në “realestatehudsonvalley.com”, e cila shërben në qytetin e pasur Edgemont, që renditet e para si distrikt i shkollave në Shtetet e Bashkuar, flet për një fenomen të ri.

Tridhjetë vjet më parë, Emigrantët e pasur japoneze u vendosën aty për të hapur postat e reja të ekonomisë së tyre që sapo lulëzonte. Një valë e vogël e koreanëve shpejt i pasuan.

Në periferi të Nju Jorkut, tani shumica e shtëpive kineze dynden në rrethin e vendit të dytë më të mirë të shkollave, dhe në bregun përballë Jerikos, Long Island, ka një komunitet të mirë-krijuar kinez, që ka transformuar lagjet, dhe mban një rrjet të agjentëve kineze.

Klientë të tillë, kanë shije për të blerë shtëpi të mëdha me pishina dhe, si me klientët e Yeo, ata paguajnë me para në dorë. Por çfarë do të ndodhte nëse ata kërkonin të blinin në këtë zonë në një mënyrë më konvencionale – me një depozitë dhe hua.

“Nëse ne kërkojmë të shpenzojnë vetëm 800,000 $ dhe 20 për qind më vonë, nuk do të çuditesha nëse ata (kinezët) do të më thoshin vetëm, as të mos e mendosh, dhe të na largoheshin,” tha ajo.

Përgatiti A.M/Koha Jonë (Marrë nga CNBC)

SHKARKO APP