Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse u vra Skerdilajd Konomi dhe Kleanthi Koçi?

Lajme E martë, 14 Tetor 2025 20:50
Pse u vra Skerdilajd Konomi dhe Kleanthi Koçi?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar këtë të martë dhe disa ngjarje të rënda në vite që lidhen me vrasjet e disa gjyqtarëve të njohur në systemin e drejtësisë, si Skerdilajd Konomi dhe Kleanthi Koçi, që lidhen me çështjen e pronave.

Kleanthi Koçi ishte një gjyqtar i njohur në qarqet e drejtësisë në Shqipëri.

Ai lindi në vitin 1939 në Gjirokastër. Dhe në moshën 22 vjeçare në vitin 1961, përfundoi shkëlqyeshëm studimet e larta në degën e Jurisprudencës në Tiranë.

Më pas ai ushtroi detyrën e tij si gjykatës në Shkodër, Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë.  Ku nga viti 1968 deri në vitin 1990, ai mbante detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zhvillime demokratike që e gjetën atë fillimisht si kryetar të kësaj gjykate. Ndërsa në vitin ’92 ai zgjidhet kryetar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Detyrë të cilën e mbajti deri më datë 21 Shkurt 1999.  Ditë, kur ndërsa po kalonte në Sheshin ‘Skënderbej’ për të shkuar në banesën e tij, qëllohet me armë zjarri nga dy persona ende të panjohur edhe sot për drejtësinë.  Tre plumba të qëlluar ndaj tij që e lanë të plagosur rëndë, fare pranë atij që në gjuhën urbane njihet si 15 Katëshi.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh
Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 8 orësh
Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Para 9 orësh

Me gjasa një person me të cilin Kleanthi Koçi kishte njohje.  Pasi sipas dëshmive të kohës, një nga agresorët ishte afruar dhe para se ta qëllonte diçka kishte komunikuar me gjyqtarin.

Gjyqtari i cili ishte i njohur për aftësitë e tij profesionale në fushën e jurisprudencës, por që kishte kaluar apo kishte në duar çështje të rëndësishme që lidheshin me pronat.

Dëshmi të njohjes së gjyqtarit me autorin që u përforcuan edhe më shumë pas deklarimeve të tij të dhëna në atë kohë përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

Ku ai u tha atyre se do të fliste mbi personin apo personat që e qëlluan, menjëherë sapo shëndeti i tij të përmirësohej. Shëndet i cili në të vërtetë u përmirësua.

Por ajo që ndodhi më tej la pas një tjetër histori misterioze, e cila edhe sot mbetet e tillë.  Ajo që ka lidhje me kurimin e gjyqtarit. I cili pasi për 3 javë mori mjekim në spital dhe duket se i mbijetoi plumbave, u vendos që të çohej për kurim në Itali.

Por ndërroi jetë pikërisht në avionin që po e transportonte drejt Italisë.  Si pasojë u tha e një komplikacioni në zemër.

Por që ndërkohë mbërritja e tij në Rinas, për të udhëtuar me një avion të sjellë nga Ministria Italiane e Drejtësisë, kishte shkaktuar një konflikt midis pilotit të avionit dhe ish-shefit të Rinasit në atë kohë, komisar Gani Malushit.

Piloti që merrte përsipër që Kleanthi Koçi të udhëtonte edhe pa pasjen e një vize, ndërsa shefi i policisë së Rinasit, nuk e lejonte një gjë të tillë.  Vonesë e cila zgjati për afro katër orë.

Dhe që u pasua me fluturimin fatal për shëndetin e gjyqtarit. I cili duhet thënë se gjatë kësaj kohe kishte në duar disa çështje sensitive pronash.

Midis të cilave edhe një që kishte të bënte me një pronë që ndodhej në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Kleanthi Koçi i cili ndërsa oficerët e policisë i vendosën përpara disa fotografi të personave që dyshohen se e qëlluan, insistoi duke thënë se do të fliste vetëm pasi të bëhej mirë.

Duke marrë me vdekjen e tij kështu edhe të vërtetën mbi arsyet që çuan në plumbat që më pas i morën jetën. Por vrasja më e rëndë dhe makabre që ka tronditur sistemin e drejtësisë është ajo  gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi.

Konomi ishte magjistrat i çështjeve civile në Gjykatën e Vlorës. Ai ishte 33 vjeç dhe baba i dy fëmijëve kur në mënyrë mizore iu ndërpre jeta në mes.

Mesditën e datës 9 Shtator 2011, gjyqtari Konomi ishte duke udhëtuar me automjetin e bashkëshortes së tij në bulevardin kryesor të Vlorës, kur makina të cilën drejtonte u hodh në erë me anë të një shpërthimi të telekomanduar.

Atë mëngjes kur po bëhej gati të shkonte në punë, për shkak të ngarkesës së madhe të gjyqeve që kishte, u desh të ndërronte makinën e tij me atë të bashkëshortes.

Kjo pasi çuditërisht makina e tij e kishte gomën e shpuar.  Në fakt e gjithë kjo kishte qenë një kurth për të.

Pasi kjo ishte bërë me qëllim që ai të ngjitej në makinën e së shoqes ku rezultoi se ishte vendosur edhe sasia e madhe e eksplozivit.

Ajo që pasoi dhe u transmetua në të gjitha mediat ishte një tmerr. Vetëm pak metra pasi gjyqtari Konomi udhëtoi në drejtimin e makinës së bashkëshortes, një ‘Mercedes Benz’ i vjetër, makina u hodh në erë.

Pista e parë mbi eleminimin e gjyqtarit Konomi ishin vrasja për shkak të detyrës që mbante si gjykatës dhe konfliktet për çështje pronësie.

Edhe pse në vitin 2013, Prokuroria e Krimeve të Rënda e rihapi çështjen, vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, mbeti pa autor.

Ashtu siç ka mbetur edhe sot, 14 vite nga ekzekutimi i tij.

Por të dhënat thonë se gjyqtari Skerdilajd Konomi u bë target i vrasësve të tij menjëherë pasi fitoi një proces në Gjykatën e Lartë, ku i njihej pronësia e 3500 hektarëve në Gjirin e Lalzit.

Me 14 qershor 2011 Gjykata e Lartë me votim 4 me 1 dha vendimin në favor të trashëgimtarëve të përfaqësuar nga Skerdilajd Konomi.

Por edhe pse Skerdilajd Konomi gjatë gjithë verës së vitit 2011, priti që Gjykata e Lartë të zbardhte vendimin në favor, ky vendim mungoi. Kjo pasi siç u tha në atë kohë, gjyqtarët ishin me pushime.

Dhe menjëherë në shtator, do t’i vinin në dispozicion vendimin.  Me të cilin më pas gjyqtari do të shkonte në hipotekë për të marrë certifikatën e pronësisë.

Por gjyqtari Konomi nuk pati mundësi ta shikonte këtë vendim.  Kjo pasi ai u ekzekutua më datë 9 shtator 2011.

Ndërsa zbardhja e vendimit doli vetëm një ditë më pas më datë 10 shtator, kur ai nuk ishte më në jetë.

Dosja Skerdilajd Konomi

Më datë 10 Shtator 2011 Gjykata e Lartë zbardhi vendimin duke vënë në dijeni familjen Konomi. Por familja Konomi nuk e ka marrë ende çertifikatën e pronësisë për 3500 hektarët e fituar me vendim të Gjykatës së Lartë në Gjirin e Lalzit.

14 vite më pas, më 12 Shtator 2025, familja e gjyqtarit Konomi kërkoi sërish të rihapen hetimet për vrasjen e njeriut të tyre.

Në një pingpong midis institucioneve.

Ku pasi SPAK shpalli moskompetencën, kjo çështje i kaloi Prokurorisë së Vlorës dhe më pas asaj të Fierit, që sërish e kanë pezulluar.

“Institucioni i SPAK-ut është ngritur me qëllimin për të hetuar pikërisht raste ku krimi, korrupsioni, përfitimi i padrejtë dhe ndikimi mbi drejtësinë kanë bashkëjetuar në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë. Nëse SPAK nuk merret me çështje si kjo, atëherë përse ekziston?”, kërkojnë familjarët e gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi të cilët kërkojnë nga SPAK, si institucioni kryesor në luftën kundër krimit të organizuar, që ta rikthejë këtë dosje në prioritet të tij.

“Po ashtu, i bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë, KLP dhe KLGJ që të bashkëpunojnë ngushtë për një hetim të thelluar”, thuhet në deklaratën e familjarëve të gjyqtarit të ndjerë.

Sot pas 14 vjetësh pritjeje, frikë dhe heshtje, ne si familjarë kemi vetëm një pyetje për ju. A do të guxojë ndonjëherë drejtësia shqiptare të përballet  me të vërtetën, sado e hidhur apo e rrezikshme të jetë ajo?.

Ai u vra sepse kishte guximin të kërkonte të drejtën e tij, pronat e trashëguara familjare, të cilat i fitoi përmes një procesi të rregullt gjyqësor. Por plumbat nuk do të vononin të qëllonin edhe mbi grate magjistrate./BW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 15 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 16 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.