PSG “trondit” botën e futbollit, firmos kontratë 13 vjeçare
Paris Saint Germain nuk do të mbahet mend vetëm për thyerjen e rekordit në merkaton e futbollistëve, por edhe për marrëveshjen më të gjatë në historinë e futbollit.
Kampionët e Ligue 1 kanë njoftuar se kanë nënshkruar një marrëveshje të re me kompaninë e veshjeve “Nike”, të cilët do të jenë furnizuesit e tyre zyrtarë me fanella deri në vitin 2032.
“Marrëveshja paraqet një moment shumë të rëndësishëm, duke reflektuar atë që klubi është bërë në skenën globale dhe ambiciet e mëdha që kemi për të ardhmen. Nike ka qenë partneri më besnik i klubit dhe kjo marrëveshje tregon angazhimin e saj të fortë për të vazhduar me ne çdo hap të rrugës për shumë vite të ardhshme.” -tha presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi.
Edhe pse shifrat e sakta nuk janë zbuluar, PSG e shpalli atë marrëveshjen më të madhe të sponsorizimit në historinë e klubit.