Punësimi femra-meshkuj dhe hendeku gjinor në pagesa
Punësimi femra-meshkuj dhe hendeku gjinor në pagesa
Përse politikanët janë duke shtruar pyetjet e gabuara rreth pabarazive gjinore?
Një prej çështjeve që parashtron praktikisht çdo kandidat demokrat për president, është hendeku që ekziston midis pagesave ndërmjet gjinive. Pothuajse të gjitha statistikat pajtohen në një pikë që femrat paguhen më pak sesa meshkujt, kjo referuar shifrave të publikuara vazhdimisht nga studime të ndryshme.
Ndërsa interpretimi i saktë i këtyre statistikave lidhet me disa faktorë ose ngjyrime që iu jepen interpretimit të tyre. Thuhet se hendeku gjinor mund të shpjegohet nga ndryshimet në gjëra të tilla si: numri i orëve të punës ose llojin e karrierës që ndjek secila gjini.
Hulumtimet e ndryshme me fokus ekonomike tregojnë se shumica e hendekut gjinor në pagesa, është për shkak të dallimeve brenda profesioneve më tepër se të gjithë faktorët e tjerë. Çfarë është edhe më e vështirë për të përcaktuar është nëse gratë punojnë më pak në profesione të njëjta me ato të meshkujve.
Studimet kanë tendencën të mbështeten në të dhënat nga SHBA, konkretisht nga Byroja e Regjistrimit dhe Zyra e Statistikave të Punës, të cilat janë të besueshme, por ajo që vihet re është se mungojnë detaje, kur është fjala për profesione të caktuara.
Për shembull, në Studimin e Komunitetit Amerikan, një nga burimet më të njohura të të dhënave tregon se të gjithë mjekët që kanë statusin e klasifikimit fizikantë dhe kirurgë, kjo është problematike meqënëse rrogat mund të ndryshojnë shumë në varësi të llojit specializimit që ata praktikojnë ose trajnimeve të bëra vazhdimisht.
Një raport i ri i publikuar nga PayScale, një faqe interneti për punësimin i jep një goditje të madhe këtij problemi, duke vërejtur dhe nxjerrë në pah boshkllëkun gjinor në profesione të ndryshme. Sipas faqes online të specializuar për punësimin, në hendekun gjinor ndikojnë disa faktorë të tillë si përvoja në tregun e punës, arsimimi, madhësia e kompanisë dhe çfarë është më e rëndësishme, titulli i punës.
Referuar të dhënave të tyre, mjeket femra bëjnë 29.2% punë më pak se homologët e tyre meshkuj, por hendeku zvogëlohet në vetëm 4.6% pas futjes së kontrolleve. Kjo pjesërisht sepse gratë kanë më shumë gjasa për të punuar në pediatri, ndërsa burrat kanë më shumë gjasa për të punuar në fushën më të mirëpaguar të kirurgjisë.
Një model i ngjashëm ekziston edhe për avokatët. Gratë përbëjnë 14.8% të punësuarve më pak se meshkujt, por vetëm 4.1% më pak me baza të rregullulta. Përsëri, ka dallime në llojet e punëve të marra nga burrat dhe gratë: 8.7% e avokatëve femra punojnë për çështje jofitimprurëse, në krahasim me vetëm 4.5% të meshkujve. Hendeku është jo vetëm në këto fusha, por në të gjitha fushat e ndryshme të punësimit.
Një artikull i botuar vitin e kaluar nga Claudia Goldin, një nga ekonomistet në Universitetin e Harvardit, vuri në dukje se hendeku gjinor në pagesë ishte veçanërisht më i mprehtë në ligj dhe konkretisht të biznesit, pavarësisht nga fakti se të sapodiplomuarit në këto fusha fillojnë në paga të ngjashme.
Problemi që ekonomistja Goldin vë në dukje, është se duke vërejtur profesione të tilla kërkojnë sasi me bollëk të kohës për të pasur konktakte me njerëz të ndryshëm. Në anën tjetër, farmacistët, për të cilët ka pak dënim për të punuar me kohë të pjesshme, praktikisht në përvojat e punësimit të tyre nuk ka asnjë hendek gjinor.
Një tjetër studim nga Goldin dhe Laërence Katz (Pedagog i Harvardit) vuri në dukje se të qëndruarit larg nga puna për 18 muaj u shoqërua me një rënie 29% në të ardhurat për avokatët në mes të karrierës dhe doktoraturë dhe një rënie 41% për ndjekësit e masterave të ndryshme.
Në fakt, pjesa më e madhe hendekut gjinor mund të mendohet si kostoja e të pasurit fëmijë.
Në një tjetër interpretim duke iu referuar të dhënave nga PayScale janë të dukshme: nuk duhet të presin shumë nga një ndryshim në pagë për dy njerëz që bëjnë të njëjtën punë në mënyrë të saktë. Duke vëshguar këtë raport të punësimit femra-meshkuj edhe politikanët duhet të shtrojnë pyetje të drejta. Në vend që t’i kushtojnë rëndësi vetëm raportit të të ardhurave midis burrave dhe grave, do të ishte më interesante të merreshin me pjesën se cila prej kategorive femra-meshkuj punësohen në një profesion të caktuar dhe pse? Kjo do të ishte pyetja e duhur që politikanët duhet të shtrojnë.
Marrë nga “The economist”
Përgatiti: Sidorela Lepri