Punimet në aksin Vorë-Maminas, vargu i mjeteve nga trafiku arrin në 15 km
Lajme E Hënë, 13 Tetor 2025 18:14
Bllokimi i segmentit të autostradës Vorë-Maminas, ka bërë që në aksin dytësor të krijohet trafik kilometrik. Konkretisht nga kryqëzimi i Budullës, (afër Fushë-Krujës), e deri në Maminas vargu i mjeteve është i pandërprerë për rreth 15 kilometra. Në aksin Vorë-Ura e Dajlanit po kryhen punime për riparimin e rrugës. ARRSH njoftoi pak ditë më parë se punimet do të zgjasin 1-2 ditë.
KOHA JONË SONDAZH

