Punimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, Ministria e Infrastrukturës ka një njoftim me rëndësi

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka një njoftim lidhur me menaxhimin e trafikut në autostradën Tiranë-Durrës, e krijuar si pasojë e ndërhyrjes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit.

“Duke filluar që sot, datë 14 tetor, nga ora 23:00-06:00 do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:
•Vorë-Maminas,
•Maminas-Sukth,
•Sukth-Fllakë,
•Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
•Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment”, lexohet në njoftim. Ministria shton se “të gjithë përdoruesit e kësaj rruge, në oraret e mësipërme duhet të kalojnë në rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit – Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje. Ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e tij, ndaj ARRSH kërkon edhe një herë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe i fton të zgjedhin rrugët alternative për të lehtësuar këtë proces rehabilitimi”, lexohet më tej në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?