Punimet vijojnë, Rama: Hapet një tjetër segment i Korridorit VIII (Pamjet)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga punimet që ende vijojnë në aksin Elbasan-Qafë Thanë, ndërkohë bën me dije se një tjetër segment i ri hapet për qarkullimin e plotë të mjeteve në këtë aks.
“Ndërkohë që punimet vijojnë, është hapur për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII.
Nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas fshatit Mirakë, tashmë është i aksesueshëm segmenti i ri rrugor me dy korsi vajtje-ardhje.
Hapja e këtij segmenti përmirëson qarkullimin, rrit sigurinë rrugore, shkurton kohën e udhëtimit dhe lehtëson transportin e qytetarëve dhe të mallrave”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

