Pushime në Shqipëri, kaloni edhe tek “thesari” i jugut

Me afrimin e sezonit veror, faqet më presigjoze në botë në listën rekomanduese për destinacionet e duhura për pushimet e këtij viti kanë shtuar edhe Shqipërinë. Ne ju paraqesim Orikunim, ku vlerat e këtij monumenti natyror janë aq sa shkencore, historike, arkeologjike, kulturore e turistike.

Për ata që nuk e dinë, ky gjir shfrytëzohet edhe si një plazh i vogël e intim. Një nga destinacionet për pushime detare është dhe Gjiri i Gramës në Orikum. Ai gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës.

Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gjir është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det. Gjithashtu ai është përdorur gjatë në antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë kanë gdhendur aty emrat e shumë të dhëna të tjera. Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty emërtohet si shpella e shkrimeve. 

SHKARKO APP