Pushimet mbaruan, më 2 shtator Kuvendi nis punimet

Kuvendi i Shqipërisë, pritet që të rinisë punimet më 2 shtator 2019. Urdhri është dhënë nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka kërkuar që të hënën e parë të shtatorit, më në orën 18:00, të fillojë seanca e parë plenare. “Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës, në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Ruvendit dhe në Urdhrin nr. 26, datë 29.8.2019 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, të hënën e parë të shtatorit, më datë 2.9.2019, në orën 18.00 do të fillojnë në seancë plenare punimet e Kuvendit në sesionin e V-të. Rendi i ditës së seancës plenare është i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?