Putin luan piano në rezidencën e Presidentit të Kinës (Video)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk e humbi kohën kot përpara takimit me homologun e tij kinez në një forum  të lartë në Pekin.

I njohur për interesin e tij ndaj muzikës, Putin ka luajtur në piano himnin jo zyrtar të Shën Petërburgut.

Kur Putin arriti në rezidencën zyrtare të Presidentit kinez Xi Jinping, ai u magjeps nga një piano e madhe e zezë dhe u ul menjëherë duke luajtur me këtë instrument.

Ai luajti në piano “Moskovskie Okna” i cili konsiderohet si himni jo zyrtar i kryeqytetit rus.

SHKARKO APP