Pylli dhe familjet

 

 

Pylli i familjes si pjese e jetës dhe zhvillimit rural

Haki Kola

Lexuesit e “Jeto Gjelbër” rrallë e kanë pasur rastin tëlexojnë tregime lidhur me traditat e familjeve shqiptare në zona të ndryshme gjeografike lidhur me menaxhimin e pyllit apo te kullotës. Vetë tradita ballkanike përgjithësisht e ka injoruar rolin e familjes përdoruese apo pronar në menaxhim të pyllit të saj. Veçanërisht nëShqipëri pas daljes së ligjit të pare të pyjeve që koincidon edhe me ditën e shërbimit pyjor shqiptar, familjet pronare të pyjeve ishin tepër të kufizuara. Pas luftës së dytëbotërore de jure e gjithësipërfaqja pyjore e vendit ishte pronë e shtetit ashtu siçështë aktualisht ne 95 % të territorit pyjor. Nëketë kuptim nëpërdorimin e tokës pyjore apo kullosore, përdorimi tradicional nga ana e shtetit ashtu edhe nga ana e shkencës pyjore shqiptare është neglizhuar si inekzistent ose është trajtuar si njëpërdorimilegal dhe organet shtetërore monitoruese e kanë konsideruar nëmënyrëtepër formale duke përdorur tërin pyje që krasiten e kulloten ashtu siç nuk  e ka  gjetur strehimin ne disiplinat shkencore.

Në Kosovë prona private e familjeve rural ka histori me të gjate. Kjo ka mundësuar edhe ravijëzimin e traditave në zona të ndryshme gjeografike. Por duhet thëne se edhe në Kosovë mentaliteti predominues ka synuar që pronari i pyllit të familjes të mendojë me kokën e shërbimit pyjor shtetëror duke i mohuar tëdrejtën e  menaxhimit tëpronës sëtrashëguar në shekuj. Pra edhe gazeta si pjesë e jetës shqiptare është influencuar e dominuar nga psikologjia që ekspertet tregojnë dhe hapësirapër tregime nga pronare apo përdorues të pyllit është e kufizuar. Është koha që redaksia po reagon dhe po tenton të krijoje hapësirënpërhistoritë qëvijnë nga familjet pronare apo përdoruese të pyllit si kontribuuese tërëndësishme tëhistorisë shqiptare të njeriut me pyllin e familjes shqiptare. 

Duhet pranuar së ndryshimet klimatike po demonstrojnënjë presion të larte mbi pyllin të shprehur me shtimin e zjarreve, dëmtuesvesëmundjeve e po ashtu po bën  tregu pothuaj krejtësisht informal i drurit apo prodhimeve të dyta pyjore. 

Në vijim tëkësaj hyrje  ështënjëpërshkrim (histori e vërtetë) qëështë bazuar nërrëfenjat e familjeve pronare tëpyjeve. Rrëfenja sfidon me gjuhën e thjeshtë të familjeve pronare të  pyllit statusin apo udhëzuesit e miratuar nga shteti e të bekuara nga shkenca pyjore lidhur me trajtimin e pyjeve të ulëta. Nëse e ndjeni se jeni të interesuar të ndani historitë tuaja me tëgjithë familjet pronare apo përdoruese të pyllit nëhapësirën shqiptare ju lutem drejtohuni nëadresënkontakt@fkpkk-shqiperi.org.Për tëmundësuar botimin nëgazetën e përbashkët të shoqatave kombëtare tëShqipërisë e Kosovës.

 

Dërgoni fotot dhe tregimet tuaja nëadresënwww.fkpkk-shqiperi.org tëfederatësKombëtare të pyjeve dhe Asociacionitkombëtar tëpronarëve te pyjeve tëKosovëswww.akppp.net . Sigurisht që do tëkërkohet kohë që opinion publik tëdëgjojezërin e familjeve pronare. Por duhet thëne së në Kosovë tashme ështëdëshmuar së në vitin e kaluar pylltaria private siguroi mbi 80% tëprodhimit drusor legal tëKosovës, megjithëse ka nëpronësi me pak se 40% tësipërfaqes pyjore të vendit. Opinioni po e pranon çdo dite e me hapur rolin e familjeve pronare në zbukurimin e pejsazhit Kosovar si dhe kontributet përajër e ujë tëpastër për habitatin e përshtatshëmpër kafshë e biodiversitet, hapësiratpër rekreacion si dhe për kontributin në drurin për ngrohje qëpërdoret si në fshat ashtu edhe qytetet e Kosovës.

Nga krahu tjetër familjet pronare ndeshen me pengesat ligjore të cilat synojnë kontroll të shtetit mbi prerjet imponim të sistemeve menaxhuese si dhe dominim në tregun Kosovar të drurit të prodhuar ilegalisht në mase rreth 90%.  Për ironi të gjitha masat restriktive nëemër tëmbrojtës sëpyllit si pushka ne krahun e rojtarit të pyllit ashtu edhe ligji që e pengon prerjen rrah te pyllit privat qofte edhe nëçeltira me të vogla se 500 m2, duket së jo vetëm që nuk e kane ruajtur pyllin por i kane çorientuar pronarët dhe  kane rezultuar jo vetëm në rritje të produktit ilegal në treg por shpesh edhe në degradim të pyllit. Përvojatshumëvjeçare tëfamiljeve pronare dëshmojnë se shfrytëzimiiqëndrueshëm e ipërvitshëmi pyllit jo vetëm që nuk sjell degradim por mund tërezultojë në rehabilitim të pyllit të degraduar e shtim të prodhimit legal të drurit. Pronarët e pyllit tëshumtën e herësjanëgjithë sy e vesh për të gjetur metoda të menaxhimit të pyllit qëisigurojnëshëndet e zhvillim maksimal pronës së tyre, kjo është e ardhur monetare punësim por është edhe krenari e familjes  apo e menaxherit të pyllit para opinionit të fshatit qëdëshmonpërnjë familje që e ka ruajtur e zhvilluartraditën qëi kanëlenë të parët e saj. Produkti iprodhuarpërdoret nga familja por kur është e mundur edhe  mund të jetëi certifikuar e të shitet në tregjet qëkërkojnë dru nga pyll i menaxhuar nëmënyrë tëqëndrueshme duke kontribuar në shtim të legalitetit në treg. Kjo mundëson që tëfitojnë nga pylli e paratë e fituara ti përdorinpër tëpërmirësuar e shtuar me tej pyllin e tyre. Kjo situate win win në ciklet sociale ekonomike e mjedisore po vërtetohet në shumë raste studimore qëi ka realizuar CNVP në zbatim të projektit SSPDF të financuar nga ambasada suedeze nëKosovë. 

 

Redaksia e Jeto Gjelbër pas shumë diskutimeve  ka rëne dakord qëketë rubrikë të re me histori nga familjet pronare të pyjeve ne Shqipëri e Kosovë ta fillojme historinë e një familje pronare të pyllit që tentoi të ruante pyllin e saj duke e siguruar drurin për ngrohje nga pyjet e familjeve fqinje por në fund konstatoi se pylli i tij po rritej me pak se pyjet efqinjëve. Historia është e ndryshme nga ato që jemi mësuar tëtregojmë  dhe e ka bazënpikërisht nëpërvojën e pa treguar por qëështë midisi familjeve pronare të pyjeve dhe vjen nga thellësia e shekujve.

 

Pse diçka e mire për pyllin e familjes time është e dëmshmepër pyllin e familjes tuaj

 

Familjet  e zonave rurale kanëpërvojë shumë shekullore në menaxhim te burimeve natyrore që i rrethojnë,përvoja që shpesh dimërojnë nga ato që rekomandon shkenca pyjore apo politikat pyjore të shtetit. Këtopërvojajanë formuar si rezultante e mikroklimave, kualitetit tëtokës, pranisë se ujërave e reshjeve e shpërndarjes vjetore të tyre ashtu edhe dendësisë sëpopullsisë relievit e shkallës së zhvillimit social ekonomik.

Drurëtjanë trajtuar me qëlliminpër të siguruar nevojat bazike të familjeve. Në shumë pjesë malore e kodrinore me mungesa në tokën bujqësore apo në kullota pylli i dushkut ështëshndërruar në kullote verore tëpërkohshme si dhe në burim të prodhimit tëbazës ushqimore përblegtorinë si dhe të materialit drusor për ngrohje e gatim përanëtaret e familjes.

Në Kosove duket se ka predominuar trajtimi i cungishtës me prerje në poteza apo ne shirita relativisht të ngushtë. Procesi ka qenë i thjeshtë. Ai që nisej me qerre apo me kalë me samar drejt pyllit e kishte me vete krahas sëpatës edhe një konop rreth 10 metër të gjatë të cilin kur arrinte në pyll e hapte dhe shkonte tek pjesa ku ishte bëre prerja në vitin që kishte kaluar duke matur renda pyllit sa ishte gjatësia e konopit. Ndoshta krahasuar me disa fqinje tëtjerë të Ballkanit toka në Kosove ka të ngjare që tëketë  qenë me e pasur dhe pjesën me të madhe të fshatrave nuk ishte e nevojshme që pylli tëpërdorejpër kullote apo prodhim tëbazës ushqimore ashtu siç nuk  ështëpërjashtim pasi ka njerëz qëkujtojnë qëpër disa dhjetëvjeçareshtëpitëjanë ngrohur vetëm me degë të drurit apo shihen në rrafshin e rrethina tëKosovës  edhe sot e kësaj dite shenja nëdrurë që dikur janë  krasitur për gjeth e kjo kohë nuk duket me e largët se rreth njëgjysmë shekulli më parë.

Telashi nuk ishte vetëm me sasinë e drurit që pylli mund të jepte por edhe me shumarinë. Trajtimi i pyllit privat për së shumti duhej tëbëhej në konsultim me rojën e pyllit duke zbatuar rekomandimet e tij. Në fshatra që ndodheshin në periferi fshataret në disa raste ndërtonin e investonin për tëndërtuarmarrëdhëniemirëkuptimi me rojën (shumarin)  dhe përgjithësisht  pa bëre zhurmë e gjenin kompromisin për të zbatuar  modelin që e kishin trashëguar e u dukej i arsyeshëm e me rojën e gjenin mirëkuptimin duke përdorur mjaft  metoda qënjerëzimii ka zbuluar ne luftënpërmbijetesë që mbeten aktuale megjithësejanë të vjetra pothuaj sa bota ku në jetojmë.

Por mësimii parë nga mësimii traditave është qënjëpërvojë e mirë dhe e suksesshme në rrafshin e Kosovës mund të jetë e papërshtatshme në Dragash apo nëMalësitë e Golikut, njëpërvojë e zonave me dushk ne Dumre mund të jetë e pa aplikueshme për pyjet e Hasit apo tëPukës. Po ashtu siç do të demonstrohet nga një histori e jetuar në  Kosovëpërpjekjapër ta ruajtur pyllin e familjes duke mos e menaxhuar atë shpesh në vendtëpërmirësimit e shtimit çon në mos zhvillim e ulje të rritjes. Këto ndodhira janë tëzakonshme dhe futen nëhistoritë e bisedave të dhomave si pjesë e traditës dhe e reflektimit tëmësimeve nga përvojat e pësimet.

 

Preu për nevojat për ngrohje pyllin e familjeve fqinje, e harroi se mos menaxhimi për shumë vite, “nuk e ruajti por e demtoi pyllin e familjes se  tij”

 

Një të tille histori  e ndau me gazetën   inxhinieri i pyjeve  i Komunës së Mitrovicës  z. Emin Halil Begu, ndërsa diskutonim lidhur me veçorinë e cungishtës së bungut si dhe me sfidat e familjeve pronare për të bindur ekspertet që trajtimi tradicional i cungishtaveështë në të mirë te pyllit, pronareve e shtetit.

Në fshatin Broboniq te Mitrovicës ishte një banor që e deshti fort  pyllin e familjes së tij. I dhimbsej të vinte sëpatën mbi drurë. E donte fort fort dhe dëshironte që familja e tij tëbënteemër e të dallohej si familja me pyllin  me të rritur e me të bukur për tëgjithë fshatin. Përketë arsye përçdo vit ai në mes dilemash e lufte me veten nisej e shkonte dhe e bënte prerjen tinëzisht në pyjet e bashkëfshatareve. I tëre viti ishte për te një siklet i madh se ku do i gjente një vend sa me tëfshehët ku sa me shpejt të prodhonte drurin për dimrin qe afronte. Pasi istudionte me kujdes gjendjen e pyllit rrugënlëvizjen e njerëzve ai përçdo vit i vinte syrin një prone të re pyjore ku relievi e rrethanat imundësonin ti  priste dhe të transportonte sa me shpejt  e të  mbushte me drurëtinëzisht traktorin e tij.

Ndërkohë vitet kalonin e ai nuk ja ndante syrin  pyllit të tij që me aq kujdes e ruante e sharre apo sopatë mbi te nuk vinte duke pritur qe ai të rritej e tëshndërrohej  në pyllin me të bukur e me drurë me tëmëdhenj nga tëgjitha pyjet e bashkëfshatarëve. Vitet kalonin e çuditërisht kjo nuk po ndodhte. Meraku po e gërryente e pronari që dashuria për pyllin e tij e ktheu në një hajdut të drurit po habitej që pylli i tij nuk po bëhej siç e dëshironte. Vitet kalonin e meraku ekureshtja po ashtu shtohej. Meraku po e hante e ai  filloi të rikthehej e të shkonte tinëzisht e të shihte sëçfarë po ndodhte ne çeltirat që i kishte krijuar në pyjet e kojshive me sharrën e tij. Ishte e pabesueshme ajo qe ai shihte. Në të gjitha pjesët e prera prej tijhapësira që ai kishte krijuar para pak vitesh bëhej gati e padukshme në pyjet e bashkëfshatarëve e filizat e reja  rriteshin plot shëndet e jete. Po çfarë e ka gjetur pyllin tim mendonte pronari, duket sikur asnjë dru nuk po rritet, mos e kam marre ndonjë nëmë nga drurët e fqinjëve që kam prerë. Çfarë i mungon që duket sikur aspak nuk po rritet, mos  gjumi i ka kapluar drurët e pyllit tim ??? Dukej si e pabesueshme për pak vite rriteshin drurët nëçeltirat që ai i kishte krijuar në pyjet qe i kish prerë, ai ishte i sigurte së kish lenë atje një vend të boshatisur ku mezi dalloheshin cungjet rrafsh me tokën. Kjo nuk ishte as ëndërr e as  gënjeshtër. Ai e kishte bëre medorën e sharrën e tij  e nëkëto vende që atij i dukeshin si një kasaphane e bëre prej tij pak vite me pas  kishte lulëzuar jeta me filiza  plot shëndet. Përndryshedrurët e pyllit të tij jo vetëm që nuk po rriteshin por  kishin filluar të mbuloheshin në trung me myshk ashtu si pleqtë mbulohen nga mjekra e bardhe e as që ishin rritur sado  pak centimetër. Kjo është e pafalshme mendonte pronari që pylli im të ma shpërblejë nëketëmënyrë sakrifica e bëragjithëkëtyre viteve e gjithëkëtij ankthi që kish kaluar duke cenuar pronat e bashkëfshatarëve.

Dikush indërhyri  Eminit duke ithëne së duket si e sajuar dhe jo e besueshme për të qenë e vërtetë kjo histori. Nuk e pranon logjika  që të rritet me shume pylli i prerë së sa pylli qe është në ruajtje. Dikush i dha si shembullBlinajën që duket si pyll natyral i lartë.  Edhe për mua ashtu është dukur kur e kam dëgjuar së pari sinqerisht krejt e çuditshme  tha inxhinier Emini por nëse jeni kureshtar ju prezantoj me fshatin e familjen ku ka ndodhur por mendoj se ky është detaj ipanevojshëm e e nevojshmeështëdiskutimi mbi pasojat e menaxhimit e mos menaxhimit në pyjet bungishte të ulëta. Unë jam befasuar dhe pasi e kam dëgjuar me pas kam diskutuar gjatë me pronar tëndryshëm e në mosha krejt të ndryshmenëse e marrim parasysh fiziologjinë e ligjshmëritë e rritjes tek pyjet me origjine vegjetative, ata ndryshojnë se shumti me pyllin që çdo kush e ka në mendje si të thuash si pyllin ideal që ekziston së shumti në libra apo filma te bukur por është pak ndryshe realiteti kur drurët kanë mbirë si filiza nga farat e janë rritur për dekada të tëra. Ne rastin e bungishtave tëKosovës por edhe te çdo cungishte tjetër pratë drurit që del nga llastarët si shelgu, verri, bungu e qarri ka ligjshmëri komplet ndryshe e duket sësëpata kur përdoret me kujdes jo vetëm nuk i zhduk por u jep jetë e i  benë me vital e tëshëndetshëm.  Analizat qe u janë bëre rondelave të marra si mostra tëdrurëvepër të parë rritjen në volum ndër vite të pylli  me origjinë lastarore apo vegjetative siç thirrën ata e vërtetojnë së rritja në vitet e para ështëtepër e shpejte. Kjo shpjegohet me faktin së  filizat dalin mbi cungun që e ka sistemin rrënjor  të formuar, fare mire të lidhur me tokën e tëgatshëmpër punë. Ai ka rezervuar mjaft lënde ushqyese  nga puna e gjetheve të drurit që tashmëështë larguar dhe sapo e gjen ujin, drita e diellit i vjen e bollshme nëçeltirën e krijuar e fillon punën e me shpejtësii rrit mjaft shpejt  filizat.

Atëherëshumëkush do shtroje pyetjen: Kur cungishtat e paskan ketë potencial e vitalitet pse atëherë së shumti cungishtat në pronë të shtetit janë të degraduara kur sëpata e sharra janë pothuaj prezentë nonstop ne çdometër katror të tyre?

Faktikisht kjo është e vërtetë dhe jo vetëmpër opinionin e gjerëpublik e mediat apo politikëbërësit por kjoështë e vështire që të kuptohet edhe për ekspert e duket sikur ka kundërvënie apo lojëfjalësh. Pak kush e beson së kjo prerje ilegale përgjithësisht bëhet ndryshe nga ajo qëbëjnë pronarët e pyjeve. Nëketë rast kushdo që shkon tëvjedhë në pyllin publik synon drurët sa me të mirë e me diametër sa me të madh. Pjesëntjetër e len gjithmonë në pyll. Përgjithësish pas prerjes pylli duket sikur e ka ruajtur formën që kishte. Përketë arsye  gjurmët zhduken dhe ajo që opinion sheh është pylli cungishte i ulët i degraduar dhe me rritje shumë të kufizuar që pothuaj e sundon pyllin publik. Pak veta e mendojnë së ka një ndryshim të madh e rrënjësor midis prerjes rrah të dushkut e vënies sëgjithë cungjeve në pozitë të barabartëpërparandriçimit diellor krahasuar me filizat qëçelin nga cungje që mbetën në hije  kur prerja nuk bëhet e pastër nëçeltira por ai qe pret ec neper pyll e zgjedh vetëmpër të prerëdrurët e mëdhenj. Druri i madh rrezohet e largohet, cungu qe mbetet është në hijen që e bëjnëdrurët e vegjëlpër rreth cungut te prerë. Ai e ruan vitalitetin e fuqinëpër tëçelur por filizat që dalin prej tij  nuk e kanë të pranishme dritën. Duket se në rastin e cungishtës së dushkut për filizat që sapo dalin nga cungu drita  është  jetike, atopërpiqen të adoptohen me hijen e të rriten por pak arrijnëmbijetesën e ato qe e arrijnë rriten tështrembërashëndet liga e kur drita u mundësohet me kalimin e viteve ato e kanë humbur vitalitetin e fillojnë të  duken si shkurre  me formë thuajse të pandryshueshme ndërsa vitet kalojnë. Ndoshta kjo është arsyeja që kur përmendet fjala cungishte njerëzitnënkuptojnë gabimisht pyllin e degraduar pa fuqi për tu rritur.

Edhe rastin që tregohet për pronarin personazh tëkësajrrëfenje para se tëgjykojmë  në duhet të kemi informacion të detajuar së cila është origjina e cungishtës: nga cungje te hijes apo të dritës. Pra është me rëndësi të dihet origjina por mjaft me rëndësiështë të dihet edhe  mosha e pyllit qëky pronari i Broboniqit tëMitrovicës ka dashur të vejë në ruajtje e ta bëje pyllin më të bukur të fshatit. Nëse cungishtja kalon një moshë të caktuar të rritjes çka nëketë rast mund tëketë ndodhur nga dëshirapër ta ruajtur sa me gjatë vjen një stad kur rritja fillon e behet vit pas viti me e pakët e me fjale të tjera si ta thuash frenohet. Dihet që në atë stad drurëtfillojnë e  rriten krejt avash  sa që ndryshimi vit pas viti është pothuaj  i padukshëm. Pastaj duhet marre në konsideratëpritshmëria e dëshira qe kishte pronari e ne mos durimin e tij dukej se asgjë nuk ndryshonte e drurët e pyllit të tij  nuk po rriteshin çkaështë normale nëstacionin si parafazë e pleqërisë.

Cungishteve u vjen pleqëria shumë me shpejt së sa pyllit farori tha një plak i ditur që pronari e takoi e i tregoi hallin.  Unë kam menduar të ruaj pyllin tim e kam sakrifikuar duke guxuar  tëbëje dem në pyjet e kojshive  por duket së qenkam gabuar i  tha  pronari plakut pronar. Me duket së ashtu tinëzishtunë u  kam shërbyer pyjeve të kojshive që të rriten me shpejt, tëbehën tëshëndetshme e tëprodhojnë më shumë. Qe atë vit ngjarja u fut ne historitë e odave qëtregohet sot e kësaj dite. 

Kjo histori e parë me kontekstin e traditave menaxhuese të para nga pronarëtështë mirë të pasohet ngatë tjerat qëjanë pothuaj tëpa treguara por enden odave tëhapësirës shqiptare ashtu siçjanëpërjetësuar me emra tëdrurëve fshatra e krahina të tëra apo të tjera toponime shqiptare. Ato janë pasuri e madhe e jona. Nëse u krijohet ambient mirëkuptimi ato do filloje tëçelin e të rritën ashtu si pyjet e mirë menaxhuara të familjeve.

 

SHKARKO APP