Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari

Sebastian Toska, 27-vjeç u arrestua pas një konflikti në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, ku qëlloi me armë gjahu ndaj një shtetasi tjetër.

Policia bën me dije se Arma tip “çifte”, e përdorur në ngjarje, rezultoi pa leje dhe u sekuestrua.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?