Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, Rama poston fotot: Pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

Në qytetin e Sarandës vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes. Kjo qendër do të përmirësojë qarkullimin dhe mikpritjen e mijëra turistëve që vizitojnë Sarandën gjatë gjithë vitit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në këtë qendër.

Qendra e Mirëseardhjes me 3 kate ka një sipërfaqe prej 3,700 m² për çdo kat, parkim autoveturash, zona për autobusë, taksi dhe mjete elektrike si dhe hapësira për motorë e biçikleta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo qendër është shumë e rëndësishme për Sarandën, pasi fluksi i turistëve dhe numri i autobusëve që hyjnë dhe dalin në qytet është shumë i madh, sidomos gjatë muajve të verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?