Qëndrimi larg iPhone-it tuaj mund të sjellë probleme serioze psikologjike

Kërkuesit në Universitetin e Missouri kanë zbuluar se përdoruesit e një iPhone kalojnë një gjendje psikologjike të rënduar kur ata janë larg smartfonit të tyre.

Ky universitet ka publikuar një studim sipas të cilit tregon se qëndrimi larg iPhone-it shkakton efekte serioze psikologjike te përdoruesi dhe sjell një performancë të ulët tek ai.

Kërkuesit e këtij studimit arritën aq larg sa deklaruan se iPhone po kthehet ‘në një zgjatim të përhershëm të vetes tonë’ dhe ne biem në një gjendje psikologjike negative kur nuk e kemi atë pranë. Studimi sugjeron gjithashtu se kur jemi duke kryer detyra është e rëndësishme të kemi me vete iPhone-in, në të kundërt gjërat priten të shkojnë keq.

Swiss Digital Desktop Reklama

I publikuar më 8 janar, në brendësi të tij janë publikuar të dhëna nga 40 përdorues iPhone-ësh në mënyrë që publiku të kuptojë më mirë impaktin e përdorimit të smartfonit. Një grupi përdoruesish iu kërkua të qëndronin pa iPhone-in e tyre, ndërkohë që monitorohej zemra e tyre dhe presioni i gjakut. Nga studiuesit u vu re shpeshtim i rrahjes së zemrës dhe rritje e nivelit të ankthit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto rezultate demonstrojnë më së miri se sa të dhënë janë bërë sot individët ndaj teknologjisë dhe smartfonëve në veçanti. Kërkuesit deklaruan se qëndrimi larg iPhone-it mund të shkaktojë probleme dhe performancë të ulët në situata si plotësimi i një testi, në konferenca apo takime. (PCWorld Albanian)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?