Qëndrimi ndaj KLGJ, Bardhi: Asnjë kryeministër në Europë nuk komenton, e jo më të merret me gjyqtarë

Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, është përfshirë në debatin mes kryeministrit dhe KLGJ, ku Rama tha seky institucion duhet të garantojë cilësinë e drejtësisë. Bardhi shprehet se KLGJ është për të luftuar bandat dhe jo për të t’i ulur ato në qeverisje. Për të Rama është gatuar si antiligj e anti interes publik. Për të asnjë kryeministër në Europë nuk komenton, e jo të sulmojë gjyqtarë e prokurorë.

Postimi i plotë

Edi Rama përpara se të “shtrembërojë” nga padija e thellë rolin e KLGJ, bën mirë të kuptojë rolin e tij:

Swiss Digital Desktop Reklama

Është për të luftuar bandat, jo për ti ulur në qeverisje; ose je

Swiss Digital Mobile Reklama

Është për ti shkatërruar ekonomikisht bandat, jo për ti dhënë licenca, tendera, koncesione apo leje ndërtimi;

Është për të luftuar korrupsionin, jo për të ligjeruar atë përmes projekteve si inceneratorët që nuk ekzistojnë;

Është për tu gjykuar nga prokurorët e gjykatësit; jo për ti gjykuar ai ato!

Prandaj bën mirë që përpara se të gjykojë gjyqtarë e prokurorë që nuk i vijnë pas avazit apo humorit të tij, të kujtohet se asnjë Kyeministër në Europë, nuk komenton e jo më të sulmojë gjyqtarë e prokurorë specifik për çështje specifike. Dhe boll harxhoi kohën me çështje që as i kupton dhe as mundet ti kuptojë, sepse Edi Rama është gatur si “antiligji” dhe “anti interesi publik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?