“Qëndrimi ynë nuk ndryshon!”- Pankartat nga sheshi i protestës së 71-të: Të bashkuar kundër qeverisë! Kërkojmë llogaridhënie!
Protesta e 71-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar me pjesëmarrjen masive të qytetarëve në shesh, të cilët përmes pankartave kanë përcjellë mesazhet e tyre kundër pushtetarëve.
Në mesin e pankartave të shfaqura gjatë protestës, qytetarët kanë vënë theksin te bashkimi i tyre kundër qeverisë.
Një prej pankartave përcillte mesazhin “Të ndryshëm nga natyra. Të bashkuar me zgjedhje”.
Një tjetër pankartë e vendosur në shesh e shprehte më qartë bashkimin e tyre kundër qeverisë nga e cila kërkojnë llogaridhënie: “Të ndryshëm, por të bashkuar kundër qeverisë. Një popull. Një zë. Një kërkesë: llogaridhënie!”
KOHA JONË SONDAZH

