“Qeveri teknike dhe polici të paanshme”, Gjata: Rama nuk mund ta bëjë Reformën në Drejtësi për të burgosur veten

Sekretari i Çështjeve Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata, në studion e “ABC News” ka folur për Reformën Zgjedhore. Gjata tha se “qeveria kujdestare” sipas tij është zgjidhja më e mirë, ndërsa theksoi se kjo duhet të vendoset përgjithmonë, pavarësisht se kush parti është pushtet.

“Edi Rama angazhon oligarkët e tij, civilët, policinë operacionale, për të kontrolluar zgjedhjet dhe kjo situatë duhet zgjidhur. Edi Rama duhet të pranojë qeveri teknike me polici të paanshme”, tha Gjata.

Gjithashtu ai u shpreh se problemi qëndron te vullneti politik. Numri i partive sipas Gjatës nuk mund të ndalohet, ndërsa shtoi se koalicionet janë çështje që kanë të mirat dhe problemet e saj, por sipas tij nuk është ky problemi kryesor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur hyn Niçja dhe të thotë,- “shef e ke të kryer”, atëherë çështja e koalicionit është më pak e diskutueshme”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij pa u ndryshuar vullneti politik nuk mund të ketë Gjykatë Kushtetuese, apo SPAK, ndërsa shtoi se nuk mund të bëjë kryeministri drejtësi për të futur veten e tij në burg.

“Reforma në Drejtësi duhet parë në total, me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, por  jo me Edi Ramën. Edi Rama nuk është i interesuar të ketë Gjykatë Kushtetuese. Sa të jetë Rama nuk lëviz Dvorani nga aty. Gjithë këto muaj ka penguar krijimin e BKH. Çfarë e pengon “Vettingun” të realizohet?  Është e gjithë çështje e vullnetit politik”, tha më tej Gjata.

Gjatë bisedës në studio ai u shpreh se sa më shpejt të ngrihet Gjykata Kushtetuese edhe standardi përmirësohet. Më tej ai shtoi se Partia Demokratike mbështet rindërtimin e teatrit ndërsa shtoi se personat që morën vendimin për ta shembur duhet të përballen me drejtësinë.

“Çfarë standardi vendosi Rama me çështjen e teatrit? Unë do e shemb se do të bëj diçka të bukur?! Me këtë standard të gjithë Shqipërinë e hedhim në erë. Do të protestojë shoqëria civile, por do e rrahin. Pikërisht ky standard duhet ndryshuar, sepse është shumë e rrezikshme. Ajo që ka thënë aleanca e mbështesim, ne dhe PD, e kemi detyrim të ringrejmë teatrin aty ku ka qenë dhe të çohen para ligjit ata që e kanë bërë”, tha Gjata.

Do të marrin ndëshkimin ata që e kanë bërë?

Gjata: Nuk të çon qeveria në burg, duhet Gjykata e pavarur, këtë po kërkojmë. Nëse nuk zhbëhet ky standard çdo drejtues që ka marrë 5 vota do të shkatërrojë Shqipërinë. Ne nuk jemi për të ndryshuar që të vijmë në pushtet, por të përmirësohet standardi për shqiptarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?