Qeveria dërgon në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për pezullimin e zv.kryeministres
Lajme E Premte, 21 Nëntor 2025 14:16
Këshilli i Ministrave ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Kryeministria ka çuar çështjen në Kushtetuese, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme.
Pak më parë Rama paraljmëroi se e respektojnë vendimin e gjykatës, por shtoi se do e çojnë në Kushtetuese se ishte një cenim i pushtetit të ekzekutivit.
KOHA JONË SONDAZH

