Qeveria ndryshon dhe dy prefektë, ja për kë bëhet fjalë

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure, vendosi që të ndryshojë drejtuesit e dy prefektuarave. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij caktohet Anduel Xhindi.

Ndryshimi tjetër vjen në prefekturën e Vlorës, ku largohet Plator Nesturi, i cili zëvendësohet nga Evis Allushi.

Në vendim thuhet se ky akt hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare. Dokumenti mban firmën e Kryeministrit Edi Rama dhe përmbyll ciklin e ndryshimeve të fundit në administratën territoriale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?