Qeveria, plan për të shitur aksionet e saj në shoqëritë tregtare
Nevoja për para, – sipas ekspertëve të huaj, – i detyron shpesh qeveritë kudo në botë, që të ndryshojnë rrënjësisht politikat e tyre. Vendimi i miratuar nga qeveria së fundmi parashikon privatizim me paketa aksionere, ku pronarët e truallit, ish-punëtorët e ndërmarrjeve dhe qytetarët e interesuar mund të bëhen pjesë e procesit. Urdhërin për shitje në çdo rast do ta japë ministri i Zhvillimit Ekonomik, ndërsa këshilli i Ministrave udhëzon që fillimi i procedurave të privatizimit me ankand të paketave shtetërore të aksioneve, të bëhet pasi shoqëria të jetë vlerësuar dhe të ketë përgatitur dokumentacionin për shitjen. Ministria e Ekonomisë brenda 5 ditëve nga data e nxjerrjes së urdhërit, i dërgon Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, dosjen për privatizimin e shoqërisë. Referuar buxhetit të shtetit për vitin 2015, të ardhurat nga privatizimet janë parashikuar në vlerën 1.5 miliardë lekë. Në të gjithë vendin rezulton se janë rreth 344 shoqëri tregtare ku institucionet publike janë aksionere të plotë apo të pjesshëm